Juventusi tashmë ka refuzuar disa oferta për Paul Pogban, në mesin e tyre dhe atë të Manchester Unitedit.

Me këtë rast Djajtë e Kuq kanë filluar të mendojnë për alternativat dhe sipas Manchester Evening News, tashmë Unitedi ka filluar të mendon për 29-vjeçarin e Paris Saint-Germain, Blaise Matuidi.


Lexo më shumëTransferimi i katërt i Mourinhos, i ëndrrave, real apo i çuditshëm?! (Foto)

Matuidi dëshiron një aventurë të re dhe klubi anglez është i gatshëm t’ia ofron këtë mundësi.

Besohet se tashmë Man Utd ka filluar bisedimet me agjentin Mino Raiola dhe pas finales së Euro 2016 priten edhe hapat e parë zyrtar. /Telegrafi/