LAJMI I FUNDIT:

Dështon edhe thirrja e tretë publike e Bashkisë së Shkupit për transportuesit privatë

Dështon edhe thirrja e tretë publike e Bashkisë së Shkupit për transportuesit privatë

Kaosi në transportin publik në kryeqytet do të vazhdojë, pasi ka dështuar edhe thirrja e tretë publike e Qytetit të Shkupit për angazhim të transportuesve privat në linjat ku mungojnë autobusë. Qyteti i Shkupit nuk e pa të arsyeshme të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve, duke mos qenë aspak transparent për mënyrën se si dhe kur do të zgjidhen problemet që nisën mes tyre dhe transportuesve privatë, por që pasojat i vuajnë qytetarët.

Sot Qyteti i Shkupit shpalli thirrje të re publike, nën të njëjtat kushte si ai i kaluar. Transportues kërkohen për 16 linja, të cilat gjatë këtyre muajve kanë funksionuar me shumë pak autobusë të NQP e të cilët mbingarkohen me pasagjerë. Për këto linja nevojiten 115 autobusë dhe 245 shoferë, ndërsa thirrja do të zgjasë deri më 24 prill. Mbeten të paqarta arsyet që çuan në dështimin e thirrjes së tretë publike, sepse rreth tre javë më parë Arsovska tha se ishin paraqitur transportues.

Qytetarët ndërkohë presin autobusët për në punë, shtëpi apo shkolla dhe shpesh nuk hipin dot nga numri i madh i pasagjerëve, duke bërë që të vonohen për të mbërritur në shkollë apo në punë.


Për më shumë se pesë muaj transportuesit privatë nuk qarkullojë në kryeqytet. Kjo për shkak të borxhit prej më tepër se 1,5 milion euro të cilin e ka ndërmarrja për Qarkullim Publik ndaj tyre.

Për këtë arsye ata në tetor të vitit të kaluar e ndërprenë punën, ndërsa në nëntor për disa javë protestuan duke bllokuar rrugët kryesore të Shkupit. Në muajin shkurt transportuesit arritën marrëveshje me Qytetin e Shkupit, që borxhi tu paguhet dhe të aplikojnë për të filluar me punë. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Kalo në kategori