Argjentina ka dështuar të fitojë në shtëpi përballë Paraguait, ndërsa Kili dhe Brazili kanë arritur të fitojnë.

Argjentinasit ishin në disavantazh nga pjesa e parë me golin e Gonzales. Në pjesën e dytë edhe pse kishin penallti nuk arritën ta shndërrojnë në gol, pasi Kun Aguero dështoi.


Në anën tjetër Brazili ka marrë pozitën e parë pasi fitores nga Venezuela si mysafirë 2-0.

Gabriel Jesus dhe Willian i dhanë fitoren pesë herë kampionëve të botës.

Në anën tjetër edhe kampionët aktual të Amerikës Latine, Kili janë kthyer të fitoret. Ata mposhtën Perun (2-1) falë dy golave të Arturo Vidal.

Pas Brazilit gjendet Uruguai, ndërsa pozitat tre dhe katër mbajnë Ekuadori dhe Kolumbia. Argjentina është e pesta, pozitë që dërgon në play-off, ndërsa Kili është në vendin e shtatë. /Telegrafi/

Argjentina-Paraguai 0-1

Venezuela - Brazili 0-2

Kili - Peru  2-1

telegrafi sport app