LAJMI I FUNDIT:

Dështojnë negociatat mes Bosnjës dhe Terimit, trajneri pran Galatasarayt

Dështojnë negociatat mes Bosnjës dhe Terimit, trajneri pran Galatasarayt

Fatih Terim nuk do të jetë trajner i ardhshëm i kombëtares së Bosnje-Hercegovinës.

Kjo e fundit ka bërë një njoftim zyrtar duke treguar se kanë dështuar bisedimet me trajnerin turk.

E gjithë kjo pasi që strategu 64-vjeçar dëshiron të merr drejtimin e skuadrës së zemrës, Galatasarayn.


Terim me Galasarayn e ka fituar UEFA Cup në sezonën 1999/2000

Kjo e fundit tashmë e ka shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta javëve të fundit trajnerin kroat, Igur Tudor.

Terim besohet se brenda javës së ardhshme do të jetë trajner i ardhshëm i “Cim Bom Bom”.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat deri në javën e ardhshme ndërsa verdhekuqtë do të udhëhiqen në ndeshjen e fundjavës prej ndihmës trajnerëve të Tudorit.

Kujtojmë se Terim tri herë e ka udhëhequr në të kaluarën klubin stambollas, me të cilën ka fituar gjashtë tituj të kampionit të Turqisë. /Telegrafi/