LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitari në rastin “Shënjestra-Fortesa”: Qasje deri te numrat e përgjuar patën Mijallkov, Grujevski dhe Nikoliq

Dëshmitari në rastin “Shënjestra-Fortesa”: Qasje deri te numrat e përgjuar patën Mijallkov, Grujevski dhe Nikoliq

“Zvonko Kostovski asnjëherë nuk më jepte urdhëresë me shkrim apo gojarisht, të shënoj ndonjë numër. Nga Nadica Nikoliq merrja urdhër t’u ndaj riprodhuesve, cili prej tyre, cilin numër ta dëgjojë

Këtë mes tjerash e theksoi dëshmitari Marjan Jankullovski, ish-i punësuar në DSK, në seancën e sotme për lëndën “Shënjestra-Fortesa”, e cila ka të bëjë me ndjekjen ilegale të komunikimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen e prokurorit Trajçe Pelivanov, Jankullovski tha se qasje drejt dosjeve ku ishin numrat e shënuar kishin Sasho Mijallkov, GOran Grujevski, Nadica Nikoliq… ata përmes atij privilegji kishin mundësi t’i shohin numrat, t’i përgjojnë bisedat dhe t’i lexojnë SMS porositë. Dëshmitari i ka “lexuar” CD-të me biseda të incizuara, të cilat, një pjesë ishin me urdhëresa gjyqësore, e disa të tjera jo. Pa urdhëresë gjyqësore ia ka dorëzuar disqet Nadica Nikoliqit. Vetëm njëherë ka pasur kërkesë nga Goran Grujevski t’i incizojë CD me biseda nga Zoran Zaev.


Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë joligjore ishin ndjekur 4.286 numra telefoni për të cilët fare nuk ishin dhënë urdhëresa gjyqësore.

Komunikimi ishte ndjekur para se të jepeshin dhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së rëndësisë së urdhëresave gjyqësore për 1.541 numra apo gjithsej 5.827 numra telefoni. Të përgjuar kanë qenë mbi 20 mijë qytetarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori