Dëshmitari Ramadan Nishori gjatë dhënies së dëshmisë së tij para gjykatës në gjykimin ndaj të akuzuarin Dragisha Milenkoviq tha se i njëjti e kishte rrahur dhe torturuar në mënyrën më çnjerëzore.
“Është Dragisha Milenkoviq edhe e njoh. Me datë 28 shtator 1998 ditën kur kam rënë në burg ka qene gardian ky person ka qenë edhe një shqiptar bashkë me ta me emrin Gani Tara, na kanë maltretu në mënyrën më çnjerëzore”, tha Nishori.
Tutje, Nishori duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit special Atdhe Dema, tha se prej momentit kur kishin zbritur nga autobusi e deri kur i kishin futur në burg i kishin rrahur me gyp plastike dhe kabllo elektrike.
Kur u pyet nga prokurori Dema nëse personi Milenkoviq është ai që ka bërë këto tortura, dëshmitari Nishori tha se është i sigurt mbi 100 për qind.
“Jo 100 për qind, po 1 mijë për qind i sigurt”, deklaroi Nishori, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ai tha se fillimisht ishte arrestuar gjatë vitit 1998 me arsyetimin se ishte terroristë.
Dëshmitari Nishori deklaroi se maltretimet nga i akuzuari Milenkoviq i kishte marrë në Burgun e Prishtinës, ndërkaq në atë të Lipjanit jo ngase në pavijonin ku ishte i vendosur si i burgosur nuk ishte përgjegjës Milenkoviq.
I pyetur nga mbrojtësja e Milenkoviq, avokatja Jovana Filipoviq, Nishori tha se i pandehuri Milenoviqin nuk e ka paraqitur para autoriteteve për krimet e bëra nga ai me arsyetimin se ka menduar se më nuk jeton në Kosovë.
Tutje, Nishori tha se kishte parë në rrjetin social Facebook kur Milenoviq ishte arrestuar dhe se kishte bërë koment mbi lajmin që i njëjti ishte arrestuar.
Ai tha më pas e kishin kontaktuar nga Policia e Kosovës policia për të dhënë deklaratën.
Tutje, seanca vazhdoi me dhënien e dëshmisë së dëshmitari Xhavit Zariqi, i cili deklaroi se të akuzuarin Milenoviq nuk e njeh personalisht as si emër dhe as si figurë.
Zariqi pohoi të burgosurit në Burgun e Prishtinës janë maltretuar, duke shtuar se gardianët që kishin ushtruar dhunë nuk janë prezantuar me emër dhe se të vetmin që njeh nga gardianet është Gani Tara.
Po ashtu, edhe dëshmitari Ylber Topalli deklaroi se i akuzuari Milenoviq ishte i ashpër si gardian dhe i vrazhdë.
Dëshmitari Topalli tha se ishte malteruar nga Milenviq brenda Burgut të Prishtinës, konkretisht nga i njëjti kishte marrë goditje me shkelma dhe me duar e shufër.
I pyetur nga mbrojtësi i Milenkoviq, avokati Vasiq, Topalli tha se të akuzuarin në foton profil nuk ka mundur të të identifikoi, ndërsa përball po.
Gjithashtu edhe Topalli tha se është telefonuar nga Policia e Kosovës për të dhënë deklaratë ndaj Milenkoviq pasi që paraprakisht nëpër media kishte treguar për veprimet e të akuzuarit.
Aktakuza thotë se Milenkoviq, nga 24 maj 1999 deri më 10 qershor 1999, në Burgun e Lipjanit, në cilësinë e personit zyrtar dhe në bashkëkryerje edhe me zyrtarë tjerë të burgjeve në fjalë Çimburoviç, Bradiq dhe Iviq, pasi i kanë transferuar të burgosurit shqiptarë nga Burgu i Dubravës në Burgun e Lipjanit, fillimisht kishin formuar kordon në hyrje të burgut nga të dyja anët, ku të burgosurit ishin detyruar që të kalonin përmes kordonit, e pastaj kishin filluar që t’i godasin me mjete të ndryshme si shkop gome, grushte e shqelma.
Gjithnjë sipas aktakuzës, pas kësaj në mënyrë sistematike kishin keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë, duke torturuar në mënyrë çnjerëzore, maltretuar, shkaktuar lëndime trupore dhe siç e shpjegojnë vetë viktimat, pas këtyre rrahjeve kishin pasur dhimbje të mëdha në gjithë trupin, dhunë psiqike, i kanë lënë pa ngrënë për ditë të tëra, i kanë ofenduar e sharë dhe i kanë kanosur seriozisht për jetë se do i vrasin të gjithë, veprime këto të cilat kanë shkaktuar gjendje ankthi dhe frike tek ata.
Me këtë, akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së.
Milenkoviq ngarkohet edhe se në shtëpinë e tij më 21 qershor 2023, në Graçanicë, gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, policia ka gjetur një pistoletë, fishekë, karikatorë, thikë, shufër metalike.
Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vrasja në Bit Pazar, LSDM: Me Toshkovskin në krye të MPB-së, qytetarët nuk ndihen të sigurtë

Kurti udhëton për në Itali, merr pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së

Tërmet në Shqipëri

“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Kolegu polic i Triumf Rizës dëshmon në gjykimin ndaj Ilir e Rrahim Abdullahut: Më ka thanë që po e përcjellin

Katër të arrestuar në Dumnicë të Podujevës pas përleshjes mes vete, policia sekuestron një AK47

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut