LAJMI I FUNDIT:

Deshi ta vjedh veturën i veshur me kostumin e bredhit të Vitit të Ri, u largua duarthatë – nuk mund të futej për shkak të madhësisë së kostumit (Video)

Deshi ta vjedh veturën i veshur me kostumin e bredhit të Vitit të Ri, u largua duarthatë – nuk mund të futej për shkak të madhësisë së kostumit (Video)

Hajnat shpesh dinë të jenë qesharak me maskat e tyre, por hajni në videon e publikuar më poshtë i ka bërë të qeshin edhe policët.

Disa shpesh bartin maska të fytyrave publike për të kryer plaçkitje me qëllim që të mos identifikohen, por nganjëherë vishen edhe me rroba të “karaktereve” të ndryshme të filmave të animuar, transmeton Telegrafi.

Por hajni i cili ishte veshur si bredh i Vitit të Ri, në orët e para të mëngjesit ishte munduar të futet në një veturë në Amsterdam për ta vjedhur, ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e turpshëm për të.


Ai duket se nuk i kishte kushtuar edhe aq shumë vëmendje kostumit, i cili ishte tepër i madh dhe nuk mund të futej me të në veturë dhe të largohet nga vendi i ngjarjes duke kryer vjedhjen e planifikuar.

Kështu ai pas dy tentimeve, hoqi dorë nga misioni i tij dhe u largua duarthatë, derisa policia i ka publikuar pamjet ku shihet hajni i dëshpëruar me misionin e tij të dështuar. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Brenda bunkerit luksoz ku do të strehohen njerëzit më të pasur të botës nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore

Brenda bunkerit luksoz ku do të strehohen njerëzit më të pasur të botës nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore

Interesante
Pronarja instaloi kamerën për të parë kafshën në shtëpinë e saj gjatë pushimeve – u mbet e shokuar çfarë pa aty

Pronarja instaloi kamerën për të parë kafshën në shtëpinë e saj gjatë pushimeve – u mbet e shokuar çfarë pa aty

Fun
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin

Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin

Fun
Vajza më e gjatë në botë gjen të dashur (Foto)

Vajza më e gjatë në botë gjen të dashur (Foto)

Shkurorëzimi i Zuckerbergut shkaku i gruas së Bezosit, kuotohet edhe në bastore

Shkurorëzimi i Zuckerbergut shkaku i gruas së Bezosit, kuotohet edhe në bastore

Qeni që ngjan me Hitlerin

Qeni që ngjan me Hitlerin

Kalo në kategori