Futbollisti i Real Madridit, Rodrygo, ka zbuluar fjalët me të cilat lojtari kroat Luka Modric e ngacmoi Mohamed Salahin, pasi klubi mbretëror mundi Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve të këtij viti. 

Reali festoi më golin e Vinicius Jr në pjesën e dytë, dhe megjithëse Liverpool kishte më shumë nga loja dhe raste më të mira në 90 minuta, në fund heroi i skuadrës spanjolle ishte portieri Thibaut Courtois i cili ndaloi tentativat e anglezëve.


Teksa paralajmëroi hakmarrjen për humbjen e së njëjtës skuadër në vitin 2018 para finales së Ligës së Kampionëve, Salah iu desh të përballej me fjalët dhe ngacmime pas ndeshjes së humbur.

0fc6858cea

Luka Modric ishte ai që foli i pari dhe nuk mundi të përmbahej kur Salah po kalonte drejt tij.

Lojtarët e Liverpoolit shkuan për t'i marr medaljet e vendit të dytë kur Modric e ngacmoi Salahun dhe të gjithë këto e zbuloi ylli i ri brazilian Rodrygo.

“Më duhet t'ju tregoj një situatë interesante pas finales. Lojtarët e Liverpoolit kaluan pranë nesh dhe Salah ishte i tronditur, ndërsa Modric e përshëndeti dhe i tha: 'Mirë, mirë, provoni përsëri herën tjetër...”, tregon braziliani.

Ai thotë se desh vdiq duke qeshur pas këtyre fjalëve, pasi që ishte Salah që i kishte provokuar para ndeshjes.

Modric erdhi në Real Madrid dhjetë vjet më parë nga Tottenham dhe ka fituar 19 trofe. Së fundmi ai ka vazhduar kontratën edhe për një vit./Telegrafi/

telegrafi sport app