Për këtë ëmbëlsirë të shëndetshme nuk ju duhet kurrfarë shkathtësie prej kuzhinieri dhe me shijen e saj do t’i kënaqni të gjithë me vetëm 4 deri 7 molla (varësisht nga madhësia).  Përbërësit:- gjysmë filxhani kokrra të bluara tërshëre, - gjysmë filxhani sheqer ngjyrë kafeje, - 3 lugë të vogla kanellë, - 1 lugë xhenxhefil, - gjysmë gjalpiPërgatitja:

Në një enë përzieni kokrrat e bluara të tërshërës, sheqerin dhe erëzat.


Mollëve të pastruara më parë hiqjani pjesën e mesme dhe mbushni me përzierjen nga ena.

Në majë të secilës mollë vendosni një copë gjalpë dhe qitni ujë ¼ e filxhanit.

Piqni në furrë 3 – 4 orë.

Për udhëzime të hollësishme shikojeni videon, - transmeton Telegrafi.