Franca ka arritur në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror 'Katar 2022' pas një ndeshje të shkëlqyer ndaj Anglisë, ku triumfuan me rezultat 2-1.

Aurelien Tchouameni dhe Olivier Giroud ishin shënuesit për Francën që për herë të dytë radhazi shkon në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.


Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka folur pas ndeshjes duke vlerësuar lartë kundërshtarin, por ka thënë se ekipi i tij ka mentalitet shumë të fortë.

Deschamps 2

“Vërtet u përballëm me një Angli të shkëlqyer për atë që ata janë të aftë të bëjnë, atletikisht dhe teknikisht. Por ne u përgjigjëm. Është e mrekullueshme të jesh ende në gjendje të arrish në gjysmëfinale dhe duam ta shijojmë".

"Ka shumë cilësi në këtë ekip, por ka edhe një mentalitet shumë të fortë”, u shpreh Deschamps.

b25lY21zOmRlZGZkYjQwLTVmNjctNDJjMS04NjQ4LTlmMDY5MjczZWE4YjphYWNiNWFlZC0zODQ2LTQyMzctYWU1MS1hY2IzYTI0ZGM2YzU

Tutje trajneri kampion bote në fuqi me Francën foli edhe për kundërshtarin e radhës, ku në gjysmëfinale takohet me Marokun që ka shkaktuar befasinë më të madhe në këtë botëror.

“Maroku meriton gjithë respektin tonë. Ndoshta nuk ishin pjesë e skuadrave që prisnim deri tani, por do t’i marrim shumë seriozisht", deklaroi tekniku francez. /Telegrafi/

telegrafi sport app