Derric Rose vendimtar në fitoren e Timberwolves, Clippers rikthehen te fitoret

Los Angeles Clippers është rikthyer te fitoret pas pesë disfatave radhazi.
Skuadra nga Kalifornia ka triumfuar në udhëtim tek San Antonio Spurs me tetë pikë diferencë 103:95.
Thobias Harris ishte më meritori për fitoren e Clippers, pasi shënoi 27 pikë pati nëntë kërcime e nëntë asistime.
Me lojë të mirë te mysafirët u dalluan edhe Beverley e Harrell që shtuan nga 18 pikë të tjera.
Tek vendasit më efikasi ishte LaMarcus Aldridge me 27 pikë por që nuk mjaftuan për fitore.
Fitoreve i është kthyer edhe Minnesotta Timberwolves që para tifozëve të vet ka mposhtur Phoenix Suns me rezultat të ngushtë 116:114.
Ishte fundori Derrick Rose me shënim në sekondën e fundit që i dha triumfin Minnesotas.
Rose shkëlqeu në këtë sfidë me 31 pikë katër kërcime e tre asistime.
Me lojë të mirë për 'Ujqërit' u dallua edhe qendra Karl Anthony Towns që shtoi 30 pikë të tjera e 12 kërcime. /Telegrafi/Rezultatet:
San Antonio Spurs - LA Clippers 95:103
Minnesota Timberwolves - Phoenix Suns 116:114
Indiana Pacers - Charlotte Hornets 120:95


















































