Derisa “lufta politike” për hapjen e Urës së Ibrit mes vendorëve e ndërkombëtarëve është duke vazhduar, si duket kjo për qytetarët andej dhe këndej lumit Ibër nuk po u len shumë përshtypje.
Gjatë ditës së martë derisa ekipi i Telegrafit qëndroi te Ura e Ibrit, qytetarët e zakonshëm të pjesës veriore dhe asaj jugore kaluan ditën duke u relaksuar në lum.
Fotoreporteri, Ridvan Slivova ka kapur momentet kur këta qytetarë kanë peshkuar në këtë lumë i cili “simbolikisht”, ndan qytetin në dy pjesë. /Telegrafi/