I dërgoi vëllait selfie nga vetura, disa minuta më vonë u ngufat nga shoferi – refuzoi të bënte seks me të (Foto)

Një nënë e dy fëmijëve i kishte dërguar vëllait të saj një selfie nga vetura, kurse disa minuta më vonë shoferi e ngufati për vdekje, vetëm pse ajo nuk dëshiroi të bëjë seks me të, shkruan Daily Mail.
Rasim Sadikov 30-vjeç kishte mbytur në mënyrën më brutale të mundshme Olga Emelianova 28-vjeçe, të cilës i kishte premtuar se do ta dërgoj në piknik romantik në periferi të Salavatit në Rusi, transmeton Telegrafi.
Olga së fundmi ishte shkurorëzuar nga burri, pasi ishte njoftuar me vrasësin e saj në një ueb-faqe që “lidh njerëzit e vetmuar”.
Policia kishte arritur ta identifikoj dhe gjej Sadikovin, përmes fotografisë që Olga ia kishte dërguar vëllait të saj Evgenija Adrejev. Ajo i kishte shkruar edhe një mesazh nën fotografi.
“Po shkoj diku”, ndërsa menjëherë kishte reaguar vëllai i saj i cili e kishte pyetur nëse po shkon në mal, ndërsa ajo i është përgjigjur “po”.
Sadikov ka pranuar në polici se e kishte ngufatur për vdekje Olgen me një tel, kurse trupin e saj e kishte fshehur në shkurre. Pas gjashtë ditëve, trupi i saj është gjetur në periferi të qytetit.
“Mendoj se ai ka bërë të pamundurën që mos ta arrestojmë. Kishte fshehur trupin, ndërsa dëshmitë i kishte humbur dhe është zhvendosur në tjetër qytet”, ka deklaruar një hetues.
Nuk kishte asnjë dëshmitarë që do ta dokumentonte vrasjen, megjithatë vrasësi kishte harruar të kontrolloj profilin e viktimës, e cila disa minuta para vdekjes kishte publikuar një selfie, transmeton Telegrafi.
Menjëherë pas dërgimit të porosisë, Olga nuk kishte biseduar më me vëllanë e saj, kurse familjarët ishin brengosur që ajo nuk është kthyer në shtëpi dhe kështu kanë lajmëruar policinë. Pas gjashtë ditëve e kanë gjetur trupin në periferi të qytetit.
Sadikov ka deklaruar në polici se i kujtohet vetëm momenti kur nxori nga xhepi një tel me të cilin e ngufati. Por, ata dyshojnë se i kishte kërkuar Olgës të bëjnë seks, kërkesë kjo që ishte refuzuar nga ajo.
Ai tani është në burg dhe pas përfundimit të hetimeve do të dal në gjyq. Dhe nëse dënohet, mund të qëndroj prapa grilave për më shumë se 15 vite.
Olga i ka dy fëmijët me ish-bashkëshortin Romano 32-vjeç, Denisa 10-vjeç dhe Kristina 3-vjeçe. /Telegrafi/






















































