Site icon Telegrafi

Dërgim i kontingjentit të ARM-së në stërvitjen ‘Saber Gurdian 2017’

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska sot do të marrë pjesı në dërgimin e kontingjentit të ARM-së në kuadër të stërvitjes multinacionale ‘Saber Gurdian 2017’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në solemnitetin në kazermën ‘Ilinden’ në Shkup, përveç ministres, fjalim do të mbajë edhe zv.shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së gjeneral-majori Muhamet Racaj dhe ambasadori amerikan Jess Baily.

Stërvitja ka filluar nga 23 qershori e deri më 26 korrik në Rumani, Hungari dhe Bullgari, ndërsa përfshin edhe 25 mijë pjesëtarë të forcave të armatosura nga 20 vende të NATO-s dhe vende-partnere, njofton AIM.

Maqedonia do të marrë pjesë me gjithsej 71 pjesëtarë të sistemuar në Rumani dhe Hungari. Qëllimi i stërvitjes është të tregohet gatishmëria e pjesëtarëve të vendeve-pjesëmarrëse për përgjigje ndaj ndonjë skenari më të madh. /Telegrafi/

Exit mobile version