LAJMI I FUNDIT:

Derbi i xhiros së 25-të në hendboll, Trepça pret Rahovecin

Derbi i xhiros së 25-të në hendboll, Trepça pret Rahovecin
(Foto: kosovahandball.info)

Të mërkurën prej orës 20:30 zhvillohet derbi i xhiros së 25-të të Superligës A të Kosovës në hendboll. Takohen Trepça e Rahoveci.

Trepça është e dyta me 30 pikë, ndërsa Rahoveci është i treti me 23 pikë. Rahoveci është pjesë e garës së fortë për ‘play-off’. Nga 23 pikë në pozitat katër e pesë i kanë Prishtina e Vushtrria. Kastrioti është i gjashti me 19 pikë.

Rahoveci fitoi ndaj Prishtinës në xhiron e kaluar dhe do të mundohet ta fitojë edhe një ndeshje të rëndësishme. Nga udhëtimi i kaluar në Mitrovicë, “vreshtarët” janë kthyer me pikë të plotë.
Por Trepça është në seri fitoresh dhe këtë herë synon të mbajë pikët për vete.


Dy ndeshje tjera janë të enjten. Kastrioti e ka thuajse rastin e fundit për të hyrë në garë për ‘play-off’. Takohet me Vushtrrinë nga ora 18:00, në palestrën në Shtime.

Kampionia dhe liderja e klasifikimit, Besa Famgas luan në kryeqytet ndaj Prishtinës, të enjten prej orës 20:30. Prishtina është në krizë të rezultateve dhe do të mundohet të reagojë. Ndërkohë Besa pasi ka humbur pikë të dielën në Prishtinë, do të mundohet të kthehet te fitorja. Besa udhëheq me 42 pikë dhe ka siguruar vendin e parë për ‘play-off’.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori