Derbi në FA Cup: Man City dhe Chelsea publikojnë formacionet zyrtare

Manchester City takohen për herë të dytë brenda javës me Chelsean, poe tani në FA Cup.
Ndeshja që fillon në ora 17:30, do të luhet në stadiumin “Etihad Stadium”.
Për këtë ndeshje, Citizens futen si favoritë, pasi para tre ditësh fituan 1-0 në “Stamford Bridge”.
Në anën tjetër, Chelsea do të synojë të hakmerret për këtë humbje dhe t’i eliminojë ata nga trofeu i dytë më i madh në Angli.
Formacionet zyrtare:
Man City: Ortega Moreno, Walker (C), Akanji, Laporte, Gomez, Rodrigo, Bernardo, Palmer, Mahrez, Alvarez, Foden.
Chelsea: Kepa, Chalobah, Humphreys, Koulibaly, Hall; Kovacic, Jorginho; Gallagher, Mount; Ziyech, Havertz. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
08/01/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































