Në Komisionin parlamentar për Mbikëqyrje Financiare gjatë shqyrtimit të raportit të Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2018 të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, deputetja nga radhët e minoriteteve, Emilia Rexhepi ka akuzuar ministrin e këtij dikasteri Rasim Demirin se në baza partiake ka keqpërdor mjetet financiare, e cila tha se për këto parregullsi mund të përfundojnë edhe në burg.
Ajo ka përmendur emrat e përfitueseve boshnjakë, sipas të cilës ka pasur konflikt interesi ngase janë të afërt me ministrin Demiri.
“Lidhur me financimin dhe subvencionet e OJQ-ve janë ndarë para për persona të caktuar individual, si vajzave të tyre. Kemi nepotizëm shumë të madh tek ju në Ministri dhe dëshiroj që t’i keni në kontroll për këto mjete financiare të shpërndara, p.sh, në Prizren që është kryetar i partisë tuaj që ka marrë mjete në emër të OJQ-së, vajza e tij Alina që ka marrë më shumë se 20 mijë euro dhe kërkoj sqarime për të gjitha këto. Pastaj kemi projektet e lotit të parë nga 1 deri 5 mijë euro dhe në lotin 2, ku Seat Shabani që është pjesë e elektoratit tuaj, bashkëshortja e tij ka marrë mjete financiare të mëdha”, tha Rexhepi.
Ministri Rasim Demiri theksoi se sa i përket raportit të auditimit dhe vërejtjeve janë çështje teknike ose edhe për shkak të mungesës së stafit në Ministri. Ndarja e granteve siç tha ai është bërë në mënyrë të barabartë dhe të drejtë. Po ashtu Demiri tha se buxheti është shpërndarë në të gjitha komunat ashtu siç kanë qenë edhe kërkesat.
“Ajo çfarë ka bërë ZKA në Ministrinë tonë, është një raport më i miri deri më tani jo që kemi disa vërejtje shumë serioze, por disa çështje teknike të cilat janë në mangësi në ministrinë tonë, duke marrë parasysh që ne si ministri e re që është themeluar 2017, andaj kemi disa mungesa për shkak të organogramit dhe për mungesë të fuqisë punëtorë. Atë që dëgjova sot dhe pyetjet e bëra nga deputetja Emilia Rexhepi, në mënyrë absolute nuk kam kurrë farë lidhje me atë, sepse aty nuk flitet për emra, për mbiemra, nuk flitet për nepotizëm. Pra, nuk kemi asnjë vërejtje të tillë. Ekziston komisioni i cili ka vlerësuar secilin projekt se a janë anëtarë bordi, ashtu siç ju e keni thënë”, theksoi Demiri.
Ministri Demiri tha se dikasteri që ai e drejton vetëm përmes projekteve të kësaj ministrie, ka arritur të krijojë 561 vende të reja të punës dhe në vitin 2018, 846 persona kanë fituar grante duke i zgjeruar bizneset e tyre.
Deputeti Avdullah Hoti fillimisht duke theksuar që kjo Ministri ka qenë e panevojshme dhe se duhet me pasur llogaridhënie për shpenzimin e miliona eurove buxhet.
Edhe Hoti shprehu brengën e tij për ndarjen e granteve dhe mos protokollimin e faturave.
“Unë i kam brengat se si po ndahen investimet kapitale, por ajo që është shqetësuese është mos protokollimi i faturave sipas kërkesave të Thesarit dhe kërkesave ligjore”, deklaroi Hoti.
Ndërsa Fatos Qerimi, Sekretar i MZhR-së, tha se Ministria e Zhvillimit Rajonal, sekretari i kësaj Ministrie i është përgjigjur Hotit duke thënë se mos protokollimi i faturave, posedojnë një libër të protokollit, mirëpo që nuk kanë qenë të vulosura duke premtuar se kjo e gjetur nuk do të përsëriten.
Zyrtarët e Auditorit pohuan se kjo Ministri ka poseduar një fletore për faturat, por që nuk kanë qenë me numër rendor.
Kryetari i këtij Komisioni Driton Selmanaj ka kërkuar nga ministri Demiri që ta sjellë një raport të detajuar për shpenzimet e kësaj Ministrie, ngaqë nuk janë përgjigjur pas dy kërkesave që janë bërë nga Komisioni.
“Dua të shprehu një vërejtje, qysh në tetor të vitit 2018 ne kemi kërkuar si Komision në adresë tuajën që të na dërgoni një raport lidhur me buxhetin sesi e shpenzoni për subvencione dhe grante, dhe s’kemi marrë asnjë herë përgjigje. Kemi kërkuar raport për periudhën kohore tetor 2017 tetor 2018. Kërkesa ka qenë me shkrim, e është e protokolluar 30 tetor 2018. Është përsëritë edhe herën dytë me shkrim dhe s’kemi marrë asnjë informatë”, theksoi Selmanaj.
Deputetët parën vërejtje edhe për mos inventarizimin e pasurisë dhe shpërndarjen buxhetit në mënyrë jo ët drejtë për të gjitha komunat e Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët