LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e LVV-së: Presidenti dhe LDK po bëjnë presion të hapur mbi Gjykatën Kushtetuese

Deputetja e LVV-së: Presidenti dhe LDK po bëjnë presion të hapur mbi Gjykatën Kushtetuese

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbëreshë Kryeziu – Hyseni ka thënë se kryeministri Kurti asnjëherë nuk ka bërë presion ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe është në pritje të vendimit të saj.

Kryeziu – Hyseni në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se Presidenti dhe LDK po bëjnë presion mbi Gjykatën Kushtetuese.

Ajo thotë se vet fakti që Avdullah Hoti sot ka prezantuar program qeverisës është preson mbi Gjykatën Kushtetuese, përcjell Telegrafi.


“Presidenti me veprimet e tij ka bërë presion mbi Gjykatën Kushtetuese. Dje ai në takimin me shtetet e QUINT-it kërkonte që ata të dilnin me një deklaratë të përbashkët që ndërlidhet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Këtë presion e pamë sot edhe nga LDK që bëri shpalosjen e programit qeverisës ndërkohë që ne nuk e dimë se si do të jetë situata pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje thotë se me këto veprime duket se ka pasur një koordinim mes Presidentit, LDK-së dhe partive tjera që të krijojnë një qeveri që sipas saj nuk do të jetë e ligjshme.

Kryeziu – Hyseni thotë se presin nga anëtarët e Kushtetueses të bëjnë detyrën siç duhet e jo “të marrin role tjera që kushtetuta nuk ua lejon”.

Ajo thotë se Kryeministri asnjëherë nuk ka ushtruar ndonjë presion ndaj Gjykatës Kushtetuese.

“Po shihet qartë se kush po bën presion ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe madje këtë presion po e bëjnë në mënyrë të hapur”, shton më tej deputetja duke nënkuptuar për Presidenti dhe LDK-në./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori