Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Fitim Uka ka thënë se Qeveria e Kosovës ka dështuar në vënien e kontrollit të situatës pandemike, ndaj virusit COVID-19.
Uka përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Mali i Zi me vendosjen e masave ndaj Kosovës, për mos lejimin e qytetarëve në shtetin e tyre nëse nuk e kanë kryer testin e COVID-19, tregon që Kosova është në “vatrën e rrezikshme”.
Sipas tij, jo vetëm vendet e Bashkimit Evropian (BE), por edhe shtetet fqinje, po vendosin kufizime për lëvizjen e qytetarëve tanë.
“Pra, Mali i Zi ka vendosur tashmë, që banorët e Kosovës që nuk disponojnë një rezultat negativ të testit për COVID 19, jo më të vjetër se 48 orë, nuk mund të hyjnë në Mal të Zi. Kjo masë aplikohet vetëm ndaj qytetarëve të shteteve që kanë numër të madh të rasteve aktive me COVID 19. Dhe, ‘qëllon’ që nga menaxhimi i përkryer i pandemisë në kohën e Qeverisë Kurti, me numrin më të vogël të rasteve dhe të vdekshmërisë nga COVID 19, të kalojmë në keqmenaxhim total dhe kaos, që na dhuron etiketën e “vatrës së rrezikshme”. Dështimi i Qeverisë ilegale për të vënë nën kontroll epideminë po thellon edhe më shumë izolimin e Kosovës. Tashmë, jo vetëm vendet e Bashkimit Evropian, por edhe shtetet fqinje, po vendosin kufizime për lëvizjen e qytetarëve tanë”, ka thënë Uka.
Ai gjithashtu theksoi se kryeministri Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj kanë mendime kontradiktore në lidhje me vënien apo jo të masave, për parandalimin e COVID-19.
“Në anën tjetër, Koti thotë do t’i kthejmë masat, e ai që i thotë vetes ministër i shëndetësisë dhe nuk e di çfarë është R0, thotë se nuk do t’i kthejmë kurrë. E tmerrshme”, ka shkruar deputeti I LVV-së, Uka në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje