LAJMI I FUNDIT:

Deputeti parkon veturën në vendin e personave me nevoja të veçanta! (Foto)

Deputeti parkon veturën në vendin e personave me nevoja të veçanta! (Foto)

Deputeti dhe ish ministri Ljupço Dimovski ka parkuar veturën e tij në hapësirën për parkim e caktuar për persona me nevoja të veçanta. Ai veturën e tij e kishte parkuar në parkingun Koço Racin, pas spitalit të qytetit, por vendi gjithsesi nuk është i caktuar për të, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Parashtrohet pyetja, nëse përfaqësuesit e Qeverisë dhe ata që duhet të jenë shembull për qytetarët nuk i respektojnë rregullat të cilët ata vet i miratojnë, atëherë si pritet të respektohen nga të tjerët?

Duke marrë parasysh se çdo qytetar paguan procedura të këtilla, policia duhet ta dënojë edhe deputetin që nuk i respekton shenjat e komunikacionit. /Telegrafi/


Deputeti parkon veturen 1