LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi: Kuvendi vendos nëse Hoti do të jetë kryeministër

Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi: Kuvendi vendos nëse Hoti do të jetë kryeministër

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi para mbledhjes së Grupit parlamentar tha se ai e ka përkrahur bashkëqeverisjen me Lëvizjen Vetëvendosje, por sipas tij, ai është deputet dhe në çdo situatë dhe rrethanë do të përpiqet për krijimin e institucioneve.

Rexhepi tha se megjithatë votën e tij do ta tregojë në ditën kur mbahet seanca.

“Unë Albinin e çmoj si një ndër intelektualët e mirë, politikan i ri, që do të thotë me lëvizjen e vet ka ecë… e dimë cilat janë kontributet, e cilat janë ndonjëherë pasojat që kanë ndodhur por unë mendoj që ajo i mbetet atij.  Përndryshe unë kom qenë ithtarë, i përkrahjes, lobimit një kohë për me qenë në bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje… por qeverisja i takon kryeministrit nuk më takon mu.. unë jam deputet që do të përpiqem në çdo situatë, në çdo rrethanë në krijimin e institucioneve”, Rexhepi.


Lidhur me atë se a do të jetë kryeministër Avdullah Hoti, ai tha se atë e vendos Kuvendi.

“Ata e vendos parlamenti… ne jemi Republikë Parlamentare. Në pajtim me normat kushtetuese, duhet parlamenti me dhënë zgjidhjen më të drejtë”.

Ai më tej tha se duhet të largohet gjuha e urrejtjes në skenën politike në vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori