Në kohën kur e gjithë bota po përballet me pandeminë e coronavirusit, një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka gjetur kohë t’iu shkruaj letër liderëve të Kosovës, presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe emisarit special të Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Një letër publike, deputeti Jahja Kokaj, ka vendosur t’ua shkruaj për t’iu kërkuar ndalimin e çdo aktiviteti negociator deri në përfundimin e pandemisë së koronavirusit.
Madje, Kokaj, këtë letër ua ka shkruar në emër të afërsisht 13 mijë qytetarëve.
Shkrimi i plotë i Kokës:
Letër publike drejtuar:
Kryeministrit, Presidentit, Kryetarit të LDK-s Isa Mustafa, të gjithë liderëve të partive në Kosovë, Presidentit Vuçiq, Ambasadorit Grenell dhe të gjithë miqve tanë të përhershëm amerikan dhe personaliteteve europiane,
TË PEZULLOHET ÇDO AKTIVITET NEGOCIATOR DERI NË PËRFUNDIM TË EPIDEMISË SË CORONAVIRUSIT
Në emër të afërsisht 13.000 qytetarëve të Kosovës, si deputet i popullit, të rezultateve inovative shkencore, në 11 fusha shkencore të botuara në revista prestigjioze, revista amerikane, gjermane, angleze dhe të tjera botërore, duke kontribuar kështu në zhvillimin e mendjes shkencore ndërkombëtare në botë, si bashkëthemelues i Institutit Ndërkombëtar Alb-Shkenca, si fitues i dekoratave dhe çmimeve ndërkombëtare shkencore dhe kombëtare, si pedagog në Universitetet Carnegie-Mellon, SHBA, Kuvajt dhe në Universitetin e Prishtinës (Kosovës), e shkruaj këtë letër:
Jemi koshient që fillimi i negociatave që paraprihet me ndërprerjen e tarifës 100% dhe udhëzimi i faktorëve përkatës amerikanë është jashtëzakonisht çështje urgjente. Këtë e thotë Presidenti Thaçi, partitë opozitare, Isa Mustafa, kështu që është e vërtetë. Nuk ka rëndësi se kjo urgjencë thuhet se është gjeneruar pikërisht nga Presidenti me aktivitete në vitet e fundit, të cilat le të supozojmë që mund të jenë me qëllime të mira, por në situatën e rëndë botërore epidemike, në të cilën jemi, është e nevojshme që:
MENJËHERË TË NDËRPRITET ÇDO KOMUNIKIM FIZIK APO PROCES, PËRFSHIRË KËTU, ÇDO MARRËVESHJE APO NDYSHIM LIDHUR ME TARIFËN 100 %, APO NEGOCIATA TJERA ME SERBINË, APO MIQTË TANË, PËRDERISA TË KETË KALUAR RREZIKU VDEKJEPRURËS NGA KORONAVIRUSI (COVID-19).
Unë e konsideroj këtë epidemi vdekjeprurëse, që ka pushtuar Ballkanin dhe Evropën dhe se çdo person i arsyeshëm ndërpret takimet dhe mbledhjet që mund të jenë burim i përhapjes së infeksionit COVID-19. Ne jemi të vetëdijshëm që virusi tani ka përshkuar Serbinë, por është e sigurt që ai ka hyrë në Kosovë dhe po pret ditë të inkubacionit, që të shfaqet dhe të merr dimensione epidemike.
Ndaj, duk e dëshiruar tejkalim nga sëmundjet masive dhe vdekje të individëve të popullit serb, si dhe të popullit tim, unë mendoj se duhet të ndërpritet për momentin aktiviteti i negociatave ose zgjidhjes së marrëveshjes.
Në këtë situatë solidariteti reciprok i serbëve dhe shqiptarëve, sikurse me të gjithë njerëzit e globit duhet të shfaqet ku të gjithë duhet të jemi në të njëjtën anë në luftën kundër kësaj pandemie vdekjeprurëse.
Tarifa ose situata e ngjashme zgjati më shumë se një vit, nuk ishte fatale për jetën e njerëzve, e njëjta mund të ngrihet për momentin, në mënyrë që sa më të përgatitur, të përqendrohemi në situatën pandemike të virusit, ndoshta edhe duke u solidarizuar dhe ndihmuar njëri-tjetrin, sikurse në rast të krizave apo katastrofave natyrore.
Edhe pse përqindja e vdekjeve nga virusi supozohet (edhe pse ende nuk dihet), të jetë rreth 4%, në një statistikë të bërë nga SH.B.A. janë hulum tuar 55 infeksione serioze COVID-19, nga të cilat kanë vdekur 15, që konstituon përqindjen rreth 27%. Pra nuk dihet, në këtë zhvillim dinamik apo kaotik, mekanizmi i saktë shkencor i përhapjes së shpejtë të këtij virusi, kështu që shkalla reale e rrezikut nuk dihet. Por, dihet që kjo pandemi vdekjeprurëse kanosë Kosovën dhe Serbinë.
Prandaj i bëj thirrje titullarëve dhe personaliteteve të lartpërmendura dhe të tjerëve me interes, që krahas ndërprerjes së punës në shkolla, universitete, të tubimeve, kontakteve që zvogëlojnë përhapjen e virusit vdekjeprurës, të ndërpresin ose pezullojnë procesin e negociatave apo përfundimit të marrëveshjeve si dhe verimeve paraprake siç është çështja e tarifës dhe të ngjashme.
Secili që mendon me urtësi dhe në mënyrë shkencore, e din që nën presionin psikologjik të pandemisë që po pushton Ballkanin, mund të bëhen gabime, në dëm të serbëve ose shqiptarëve, gjatë përfundimi t të marrëveshjes përfundimtare.
I bindur se stuhia epidemike do të përfundojë brenda disa muajve, është koha që të ndërpriten apo pezullohen të gjitha proceset tjera dhe të luftojmë virusin Corona – COVID-19.
Jam i bindur që pas kalimit të rrezikut të pandemisë, do të gjejmë zgjidhje optimale për të dyja palët, shqiptarët dhe serbët në koordinim me miqtë tanë, amerikan dhe europian.
Nënshkruesi i letrës
Prof. Dr. Jahja Kokaj, Astrofizikan
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës