Në prag të prezantimit të raportit faktmbledhës (27.03.24) Dora Bakoyannis, raportuese e Këshillit të Evropës (KiE) për Kosovën në Komisionin e Çështjeve Politike, deputeti gjerman socialdemokrat Frank Schwabe është optimist për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Schwabe ka folur për shansin historik të anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion.
“Unë jam një nga ata që dëshirojnë që Kosova të bëhet anëtare tani, sepse nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me zgjedhjet në SHBA, si do të ndryshojë situata politike. Pra, Kosova është dukshëm më përpara në aspektin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit sesa disa shtete të tjera që tani janë anëtarë të Këshillit të Evropës. Në këtë aspekt, do të thoja se Kosova në thelb i plotëson këto kushte. Por me vendimin që do të marrim do të ketë një listë të tërë, disa faqe, të obligimeve që Kosova duhet t’i përmbushë dhe t’i marrë”, ka thënë deputeti gjerman në një intervistë për Deutsche Welle.
I pyetur nëse Kosovës tani po i shtohen kushte të tjera që kanë të bëjnë me dialogun me Serbinë, deputeti gjerman tha se “ne jemi Këshilli i Evropës dhe jo Bashkimi Evropian, që do të thotë se ne nuk simulojmë negociatat”.
“Për shembull, Serbia nuk është as në tavolinë kur flasim për marrëdhëniet e Këshillit të Evropës me Kosovën. Ka gjëra që Kosova duhet t’i bëjë gjithsesi, pavarësisht marrëdhënieve me Serbinë. Çështja e Manastirit të Deçanit ishte një prej tyre: Ishte një manastir ortodoks serb, por ishte një çështje e brendshme e Kosovës. Ishte e rëndësishme të zgjidhej kjo. Kishte një vendim gjykate në Kosovë, i cili nuk zbatohej. U zgjidh me rastin e këtij anëtarësimi të mundshëm. Nëse ky sjell një dinamizëm më të madh në procesin e negociatave ndërmjet BE-së, SHBA-së, Kosovës dhe Serbisë, atëherë do ta mirëprisja shumë këtë. Shpresoj që të gjithë duhet të punojnë në mënyrë konstruktive për këtë, sepse ka një shans historik për zgjidhje”.
Schwabe tha se është optimist për anëtarësimin e Kosovës në KiE duke thënë se po angazhohet që të ketë një shumicë prej dy të tretash, si në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
“Besoj se do t’ia dalim. Kjo është detyra ime e drejtpërdrejtë sepse unë jam kryetar i delegacionit gjerman por edhe i grupit më të madh parlamentar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Unë shpresoj që në më pas kjo shumicë prej dy të tretash të arrihet në nivelin e Komitetit të Ministrave të Jashtëm të 46 shteteve, që do të mblidhet në maj. Por konstatoj se ka shtete që duan ta kombinojnë të gjithë situatën me negociatat që po zhvillohen në nivel të BE-së dhe me SHBA-në dhe Serbinë. Unë jam nga ata që mendoj se duhet të shikojmë vetëm situatën në Kosovë. Dhe kushtet për anëtarësim tani janë plotësuar. Jam shumë i sigurt se do të arrijmë një shumicë prej dy të tretash në nivel parlamentar dhe shpresoj që këtë do ta marrim edhe në nivel qeverie”, tha ai.
Ai ka folur edhe për kërcënimin e Serbisë se do të largohet nga Këshilli i Evropës nëse Kosova anëtarësohet në këtë organizatë.
“E vetmja gjë që mund të them është se është në interesin e Serbisë që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Pse? Sepse nëse një shtet është anëtar i Këshillit të Evropës, aty automatikisht përfshihet mbrojtja e të drejtave të pakicave. Dhe nëse zoti Vuçiq sheh kërcënime në Kosovë, sigurisht që duhet të flasim për këtë, çfarë të drejtash kanë pakicat serbe në Kosovë? Atëherë ai duhet të ketë shumë interes që ata të bëhen anëtarë të Këshillit të Evropës, sepse në një proces monitorimi çështja e pakicave kombëtare do të luajë menjëherë një rol të madh: Për shembull, në çështjen e zgjedhjeve. Ne do të vëzhgojmë zgjedhjet, duke përfshirë edhe nivelin lokal. Dhe besoj se në fund kjo është edhe në interes të Serbisë. Prandaj ne të gjithë duhet të jemi në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës në mënyrë që të kemi mundësi të kemi ndikim atje”.
Frank Schwabe është deputet socialdemokrat në Parlamentin Gjerman (Bundestag). Ai është ndër të tjera kryetar i delegacionit gjerman në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe njëherazi kryetar i grupit parlamentar partiak më të madh në të. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë