Komisioni parlamentar për arsim, shkencë, teknologji, inovacion, kulturë, rini dhe sport, ka biseduar sot me përfaqësues të bartësve privat të arsimit të lartë në Kosovë. Këta të fundit kanë treguar sfidat te tyre gjatë pandemisë dhe kanë shprehur kritikat tyre për procesin e akreditimit.
Lulzim Tafa, përfaqësues nga Universiteti AAB, tha se periudha e pandemisë më e vështira që prej ekzistencës së këtij institucioni.
Megjithatë, ai tha se ia kanë dalur të mirë me mësimin online, por që vështirë pritet të jetë tani me procesin e akreditimit, i cili gjithashtu do të bëhet online.
Ai përmendi një prej pikave, që sipas tij është e rëndësishme në këtë proces, ku ekspertët duhet të vizitojnë institucionin për të vlerësuar edhe pjesën e infrastrukturës, ku sipas Tafës është vështirë të bëhet online.
“Ky proces zakonisht përfundon në fund të muajit qershor apo në javën e parë të korrikut, kurse ne ende këto ditë kemi marrë agjenda për vizita të ekspertëve dhe me gjasë ky do të jetë një proces i vonuar. Përveç që është proces i vonuar, fatkeqësisht kësaj radhe duket se do të jetë edhe selektiv, nuk do të jetë proces për të gjitha institucione apo programet, Agjencia e Akreditimit ka vendosur që të t’i nënshtrohet procesit të akreditimit vetëm disa institucione dhe disa programe”, tha ai.
Për çështjen e akreditimit, Visar Jasiqi i cili përfaqëson kolegjin RTI Kosovo, përmendi si shembull Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku akreditimi fillon pasi të diplomohet studenti i parë, ani pse program aprovohet paraprakisht.
“Në Kosovë akreditimi ndodh një vit para se me fillu program, mbi premisën e premtimeve se çka do të ofrojë, që është një rrezik i madh që edhe shteti e merr për të akredituar një institucion i cili tre vite do t’i mbajë studentët dhe nëse nuk i përmbush ato premtime do t’i themi institucionit nuk ke më akreditim, derisa ne i kemi shpenzuar tre vjet të jetës së qytetarëve në një program të cilin e kemi besuar se do të jetë i mirë në bazë të disa letrave dhe jo në bazë të rezultateve që program i ka arrit”, tha ai.
Ndërsa sipas Enkelejda Shatri nga Akademia Evolucion, problem kryesor i të gjitha shkollave private tani janë financat.
Ajo tha se qeveria e kaluar nuk ka paraparë ndihmë për këto institucione dhe sipas saj tani është vështirë të mbijetohet meqë studentët nuk mund të paguajnë shkollimin aty.
“Me problemet ekonomike që janë ofruar nga Covid, të njëjtat probleme po shkaktohen edhe tek ne. Qeveria e kaluar na ka larguar nga paketa sepse supozonte që neve kemi kontrata që nënshkruhen nga studentët dhe paguhen në fillim, që nuk është e vërtetë, sepse ne ato kontrata i nënshkruajmë me studentët por nuk paguhet e gjitha shumë përnjëherë, pro paguhet nëpër muaj. Neve kemi ngecje në pagesa nga studentët, nëse qeveria ka marrë një vendim që mos të ndihmojë shkollat private, atëherë lë të marrë një vendim të ndihmojë studentët”, tha ajo.
Ajo tha se duhet ndihmuar studentët meqë ka prej tyre që gjatë pandemisë nuk e kanë pasur asnjërin prind të punësuar.
Sipas saj, kjo çështje është problematike sidomos për shkollat private që nuk kanë numër të madh të nxënësve.
Por Fitim Uka, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, tha se këto institucione nuk mund të presin mbështetje ekonomike nëse studentët vazhdojnë të paguajnë shkollimin.
“Më lejoni të u them këtu që qeveria e kaluar ka ofruar një pako emergjente për mbështetje dhe prej asaj pako kanë përfituar student, ndërkaq institucionet e arsimit të lartë nuk mund të pretendojnë që të marrin mbështetje ekonomik përderisa studentët vazhdojnë të paguajnë për studime”, tha ai.
Edhe sipas deputetët nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, nuk duhet të ketë ankesa për mos përfshirje në pako të qeverisë.
Sipas saj, problem që duhet të përmenden janë nga politika zhvillimore si numri i madh i të diplomuarve që pastaj nuk gjejnë punë dhe diplomat që nuk licencohen për shkak të mos akreditimit të disa programeve. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Do të rikonstruktohen spitali “8 Shtatori” dhe Aeroporti i Ohrit

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t’u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Ganiu: Kushdo që të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Çairit nga VLEN, do të jetë cilësor dhe i duhur për qytetarët

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri