E plotësuar: Deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan pro rrëzimit të Qeverisë. Me 78 vota pro, 34 kundër dhe 3 abstenime është rrëzuar Qeveria e Kosovës.
Pro rrëzimit të Qeverisë së Kosovës kanë votuar edhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Në Kushtetutën e Kosovës thuhet se nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje.
E plotësuar: Pro zgjedhjeve të parakohshme është shprehur edhe deputeti i LDK-së, Blerim Grainca.
Ai gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se ka pasur shumëçka të flas sot për siç tha ai “sukseset e kësaj Qeverie e edhe të ministrave të PDK-së”, por thotë se nuk i lanë hapësirë.
“Shihemi në zgjedhje”, u shpreh Grainca.
Quni ‘godet’ Veselin: Do të jem deputet derisa t’ju shoh ty dhe Thaçin prapa grilave
E plotësuar: Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas fjalës së deputetit të LDK-së, Anton Quni i cili e akuzoi rëndë atë dhe presidentin Hashim Thaçi, i është drejtuar se flasim kur të duash dhe si të duash.
“Nuk e di a fole si profet a çka sen nuk të morra vesh. Le të vazhdojmë me seancën e për ato çka i the flasim kur të duash dhe si të duash”, i është drejtuar Veseli, Qunit./Telegrafi/
———————–
E plotësuar: Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni gjatë adresimit para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka qenë tejet i ashpër karshi kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Çuni tha se do të vazhdoj të jetë deputet derisa ta sheh Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin prapa grilave.
Deputeti i LDK-së tha se Veseli vjen nga një formacion shumë i dyshimtë dhe formacion që duhet të jap përgjegjësi para qytetarëve.
“Në finale keni mu demasku. Qytetarët do ta kuptojnë se ju nuk jeni për rend kushtetues, zhvillim ekonomik, për integrimin e Kosovës, për stabilitet”, tha Quni.
“LDK është shtylla më e fortë e shtetit të Kosovës dhe do të ballafaqohemi”, tha Quni.
Grupet parlamentare deklarojnë qëndrimet e tyre për mocionin (Live/Video)
E plotësuar: Kryetari i Nimsa për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë para deputetëve se nga sot po shkojmë në zgjedhje dhe se mocioni do të ketë sukses.
“Nuk besoj që këtu është momenti që fjalimet t’i kthejmë në fushat elektorale”, ka thënë Limaj.
Ai ka theksuar se ka 1 milion arsye se përse Kosova duhet të shkojë në zgjedhje./Telegrafi/
———————-
E plotësuar: Deputetja nga radhët e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka thënë se është mjeruese që PDK të fshihet pas opozitës. Tërmkolli i ka adresuar disa kritika ndaj deputetëve të PDK-së.
“Ne kemi probleme të vazhdueshme por ka që 4 apo 5 muaj që kryetari i kuvendit nuk po i udhëheq seancat në kuvend, po thuhet nuk ka vendimmarrje, vendimmarrja është këtu në Kuvend. Ka 4 apo 5 muaj që deputetët e PDK-së po e bojkotojnë Kuvendin dhe po thonë nuk ka vendimmarrje, dhe së fundmi ministrat e PDK-së nuk marrin pjesë në qeveri, vendimmarrje ka edhe në qeveri”, ka thënë Tërmkolli./Telegrafi/
———————
E plotësuar: Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj gjatë adresimit para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se dashtë Zoti që Isa Mustafa të mos kthehet më në Kuvend.
Ai tha se qytetarët e vendit e kanë humbur edhe shpresën e fundit se në këtë vend mund të bëhet diçka. “Kjo qeveri ka qenë ndër më të dobëtat”, tha Lekaj, duke shtuar se do të përkrahim fuqishëm mocionin e mosbesimit./Telegrafi/
——————–
E plotësuar: Shefi i GP të Vetëvendosjes, Galuk Konjufca, ka thënë se deputetët e kësaj partie do të votojnë pro mocionit të mosbesimit të Qeverisë së Kosovës. Konjufca ka thënë se Isa Mustafa erdhi në pushtet duke thënë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë kriminel.
“Ishte qeveri e kapjes së shtetit dhe qeveri e marrëveshjes së Rashkës. Kjo ishte qeveri e kalni pronto, qeveri e shkatërrimit të shëndetësisë, qeveri e bizneseve e pushtetarëve, qeveri që edhe krundet t’i shet për miell. Këtë qeveri nuk ka nevojë fare ta rrëzosh sepse kjo do ta rrëzoj vetveten”,tha Konjufca./Telegrafi/
———————
E plotësuar: Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se ngritja e mocionit është e drejtë kushtetuese, dhe si të tillë ne si LDK e marrim me qetësin më të madhe.
Beqiri theksoi se fuqia opozitare në Kuvend është prej 30 deputetëve, duke shtuar se mocioni është i bazuar në të pavërteta dhe se deputetët e LDK-së do ta votojnë kundër.
“Nëse qëndrimi i lihet deputetëve që të respektohet vullneti i qytetarëve kjo bie në ndesh me marrëveshjen e koalicionit”, tha Beqiri./Telegrafi/
———————-
E plotësuar: Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se lidhur me mocionin deputetët e PDK-së do të votojnë në përputhje me vullnetin qytetarë.
Pajaziti tha se sukseset që i përmendi Mustafa lidhur me sigurinë, Policinë e sportin janë suksese që pikënisjen e kanë vite më parë.
Shefi i GP-së të PDK tha se ka pasur ngecje evidente në vend gjatë këtij mandati qeverisës.
Ai tha se ka pasur ngecje sa i përket formimit të ushtrisë, liberalizimit të vizave etj.
Pajaziti tha se PDK ka pasur përpjekje të vazhdueshme për marrëveshje dhe koordinim me partnerin e koalicionit për marrjen e vendimeve lidhjet me çështjet me rëndësi të vendit, por nuk kanë arritur./Telegrafi/
——————–
E plotësuar: Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka thënë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se mocioni i mosbesimit, është një pamflet politik pa asnjë bazë argumentuese.
“Është një tendencë që keqpërdorimet të cilat janë krijuar nga qeveritë e kaluara ti mveshen kësaj qeverie. Kjo sjellje është e papranueshme. Përmes mocionit po tentohet destabilizimi i vendit dhe krijimi i vakuumit institucional e po ashtu fshehja e aferave të dëmshme politike”, ka thënë Mustafa./Telegrafi/
——————–
E plotësuar: Tashmë ka filluar të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa.
E plotësuar: Deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë filluar të shkojnë në Kuvendin e Kosovës, ku së shpejti pritet të fillojë seanca e Kuvendit.
E vetmja pikë e rendit të ditës është mocioni i mosbesimit të Qeverisë.
Telegrafi ka raportuar se PDK, tashmë është pro rrëzimit të Qeverisë Mustafa. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=_M1RzSN6jDc
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Finance Think: Masat për kufizimin e çmimeve të ushqimeve në RMV duhet të përdoren vetëm në rastet e inflacionit veçanërisht të lartë
Kurti takohet me zyrtarin amerikan, Richard Verma – bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve
Anëtarët e PDK-së në KQZ: Ka tendenca të manipulohet votimi në diasporë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025