LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e Kosovës dhe të Kroacisë bashkë do të angazhohen për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian

Deputetët e Kosovës dhe të Kroacisë bashkë do të angazhohen për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka zhvilluar të mërkurën një takim me deputeten në Parlamentin e Republikës së Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj ku pas takimit, kryetarja e Komisionit, Time Kadrijaj, tha se Kosova dhe Kroacia kanë marrëdhënie të mira bilaterale, derisa theksoi se ky shtet ka mbështetur Kosovën në të gjitha etapat e shtetndërtimit.

Deputetja e Parlamentit të Kroacisë Ermina Lekaj-Përlaskaj, tha se fokusi i takimit ishte tek liberalizimi i vizave, diplomacia dhe bashkëpunimi ekonomik me Kroacinë.

“I shkëmbyem disa mendime dhe dhamë disa sugjerime si nga ana ime dhe nga ana e parlamentarëve të Kosovës, do të thotë fokusi ishte më së shumti në liberalizimin e vizave, në diplomaci dhe në bashkëpunimin ekonomik me Kroacinë, si dhe me shtete të tjera të BE-së. Një ashtu gjatë bisedës erdhëm tek një marrëveshje gojore që deputetët nga Kroacia të bëjnë një vizitë në Parlamentin e Kosovës, si dhe deputetët nga Kosova ta kthejnë këtë vizitë. Mirëpo më së shumti të fokusohemi në politikën e jashtme që sa më shpejt Kosova të hyjë në Bashkimin Evropian”, tha ajo.


Kadriaj tha se do të vazhdojnë bashkëpunimin bilateral dhe do të shkëmbejnë edhe më tutje vizita për të forcuar diplomacinë parlamentare.

“Kroacia ka qenë përkrahëse e Kosovës në të gjitha etapat dhe vazhdon me qenë një përkrahëse. Jemi në fazën e fundit të dialogut po edhe çështja e liberalizimit të vizave. Njëkohësisht unë falënderova edhe eurodeputetët që vijnë nga Kroacia, të cilët gjithmonë në të gjitha proceset e kanë përkrahur Kosovën. Do të vazhdojmë me një bashkëpunim të mirë bilateral, do të shkëmbejmë vizita të përbashkëta me qëllim të përforcimit të diplomacisë parlamentare”, tha ajo. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori