Deputetët e opozitës, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, ka gati gjashtë muaj që nuk marrin pjesë në seancat e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Analistët vlerësojnë se pjesëmarrja e deputetëve në seancat e Kuvendit të Kosovës është obligim juridik dhe se rikthimi i tyre është interes personal.
Analisti Imer Mushkolaj, në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se deputetët e këtyre dy partive nuk është dashur fillimisht të largohen nga Kuvendi, por të provojnë që qëllimet e tyre t’i realizojnë brenda Legjislativit.
“Kur vjen puna te humbja e mandatave, deputetët nuk e lejojnë një gjë të tillë, ngase i humbin përfitimet e privilegjet. Duke e ditur se çfarë lufte bëhet për të fituar një post deputeti, është absurde të pritet që, për shkaqe parimore, ata të heqin dorë nga mandatet”, ka thënë ai.
Dren Ajeti, nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike, thekson se deputetët që e kanë bojkotuar punën e Kuvendit për gati gjashtë muaj, gjenden para një dileme: të vazhdojnë të mos marrin pjesë në punimet dhe të humbasin përfundimisht mandatin e tyre si deputet, apo të fillojnë të marrin pjesë në mbledhjet e Komisionit apo në seanca e të mbesin përfaqësues të popullit.
“Një gjë nuk bën të harrohet: ndonëse deputeti është i lirë në ushtrimin e mandatit të tij, qytetarët e kanë zgjedhur që t`i përfaqësojë ata, ndaj pjesëmarrja e rregullt në këto punime paraqet një obligim juridik”, thotë ai.
Sipas Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas gjashtë muaj mospjesëmarrjeje në punën e Kuvendit, deputeti humb mandatin nëse nuk arrin që ta argumentojë mungesën e tij.
Neni 25, paragrafi E, thotë: “Nëse në periudhën gjashtëmujore deputeti nuk merr pjesë në asnjë mbledhje të Kuvendit, nëse deputeti nuk ia dëshmon faktet bindëse për çështjen kryetarit të Kuvendit, kryetari e kërkon rekomandimin e Komisionit për Mandat, Imunitet dhe Rregullore. Pas rekomandimit të Komisionit kryetari ia propozon Kuvendit pushimin e funksionit të deputetit. Kuvendi vendos për çështjen në mbledhje të radhës” (sic.).
Edhe në Ligjin e Republikës së Kosovës Nr.03/L-111, ‘Për të Drejtat dhe Përgjegjësit e Deputetit”, në nenin 8 sqarohet përfundimi i mandatit. Në pikën 1.5 thuhet: “Mandati i Deputetit/es përfundon para kohe nëse deputeti/ja për 6 muaj nuk merr pjesë në sesionet plenare të Kuvendit ose në mbledhjet e komisioneve, ku është anëtar/e. Në raste të veçanta, Kuvendi mund të vendosë ndryshe” (sic.).
Për dallim nga deputetët tjerë në AAK dhe te NISMA, deputeti i kësaj të parës, Daut Haradinaj, është rikthyer në krye të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Ish-ambasadori i Kosovës në Itali tregon pse Papa Françesku nuk e vizitoi Kosovën

Deklarimi i pasurisë nga politikanët: Kush u pasurua e kush jo?

Tërmet në Shqipëri

Mbi 96.7 për qind e kosovarëve kanë shtëpi - vetëm 42.6 për qind zviceranët

Gjashtë vetura përfshihen në aksident në Bresje të Fushë Kosovës, katër të lënduar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut