Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë bërë një aksion simbolik brenda Kuvendit të Kosovës, kundër heqjes së taksës 100 për qind.

Dy deputetët e AAK-së, Bekë Berisha dhe Gazmend Syla kanë vendosur në sallën e Kuvendit, pankarta ku shkruan “Serbia nuk kalon” dhe "Ku është kërkim falja, ku janë të pagjeturit", transmeton Telegrafi.


Seanca e jashtëzakonshme kundër heqjes së taksës është thirrur pikërisht nga AAK. Seanca ka filluar rreth orës 11:00 dhe është shoqëruara me debate të ashpra.

AAK edhe më herët ka organizuar aksione të tilla kundër heqjes së taksës 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina./Telegrafi/

89150853 605464386674234 8023857889502298112 n

88185898 608608153314189 5855607082488692736 n

87991051 885974875183101 6972214080262111232 n

88183251 635324590344853 1126349370875183104 n

88335976 1264853130384850 1493876869219483648 n