Trajneri i Deportivo La Corunas, Victor Sanchez, thotë se klubi i tij nuk i ka borxh Barcelonës për ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar.
Deportivo La Coruna siguroi mbijetesën falë një barazimi spektakolar ku nga epërsia 2-0, arriti të barazojë 2-2 në Camp Nou dhe të mbetet në La Liga.

Deportivo sivjet nuk është në rrezik për të rrënë nga liga dhe Barca e cila udhëton te Deportivo është thënë se shpreson që vendasit t'ia lehtësojnë fitoren e parë pas tri humbjeve radhazi.


“Askush nuk i ka borxh askujt. Gjërat janë fituar në fushë”.

“Eshtë e vërtet që është ngushtë. Ka shumë cilësi dhe nuk favorizoj askënd. Ne kemi tendencë të flasim për Barcelonën dhe Realin, por mos e harroni Atleticon që po ashtu janë shumë konkurrues”, potencoi tekniku i Deportivos. /Telegrafi/

telegrafi sport app