Deontay Wilder ka zbuluar se ai ka pësuar një lëndim në biceps gjatë luftës së fundit me Tyson Furyn.

Amerikani ishte rrëzuar dy herë brenda ripërballjes nga Gyps King, duke e dorëzuar meçin në raundin e shtatë me hedhje peshqiri nga ana e stafit të tij.


Bronze Bomber më pas e kishte fajësuar kostumin e rëndë për humbjen ndaj Furyt, pasi në atë natë e humbi edhe titullin WBC në peshat e rënda.

fury wilder

"Rikuperimi po shkon shumë mirë. Jam me terapi, pasi përfundova i lënduar nga lufta ime e fundit", ka thënë ai.

"Një gjë e tillë më ka ndodhur edhe në të kaluarën, por gjithçka po shkon për mrekulli. Jam i fokusuar vetëm në rikuperimin dhe të kthehem sa më shpejtë i shëndetshëm", ka shtuar më tej Wilder.

Amerikani tashmë ka marrë përgjigje pozitive nga Fury për të zhvilluar trilogjinë që planifikohej të mbahej në muajin korrik, mirëpo coronavirusi e ka shtyrë atë deri në tetor. /Telegrafi/

telegrafi sport app