Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se ka filluar konsultimet me komunitetet jo shumicë për formimin e qeverisë së re.
Ai tha të mërkurën se ka takuar kryetaren e Partia e Re Demokratike (NDS) nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi dhe kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komuniteti serb, Nenad Rashiq.
Kurti bëri të ditur se shumë shpejt do t’i zhvillojë takime edhe me të tjerët, por pa specifikuar nëse një gjë e tillë do të ndodh edhe me ndonjë prej partive shqiptare që ka siguruar ulëse në Kuvend.
Kurti, i cili është edhe kryeministër në detyrë, nuk komentoi arsyet se pse këto takime po i zhvillon në Zyrën e Kryeministrit dhe jo në atë të partisë.
“Kemi filluar me takime zyrtare, me krerët e partive politike paradite kanë qenë Emilja Rexhepi dhe Nenad Rashiq. Do t’i takojmë edhe të tjerët”, tha ai.
I pyetur për dënimin nga Gjykata e Prishtinës me 250 euro për shkak të mos paraqitjes në Prokurorinë Speciale (PSRK) për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore, Kurti me ironi tha se ndonjëherë e dënojnë atë, mirëpo sugjeroi gazetarët që të mos mërziten për një gjë të tillë.
“Më dënojnë mua nganjëherë por mos u mërzitni ju”, tha Kurti.
Këto komente Kurti i bëri pas përurimit të çerdhes në lagjen “Rezinë” të Gjakovës. Ai tha se gjatë mandatit katërvjeçar shuma e investimeve për çerdhe ka arritur mbi 35 milionë euro.
“Shuma e investimeve për çerdhe ka arritur mbi 35 milionë euro. Krahas shumës prej 5 milionë eurove që po investohet nga fondet e IPA-s dhe punimet janë shtrirë në 25 komuna të vendit. Deri tani 21 çerdhe janë të përfunduara, 11 të reja, 10 adaptime nga shkolla në çerdhe dhe 39 çerdhe janë në proces të ndërtimit”, theksoi Kurti.
Kujtojmë, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, me 42.3 për qind. E dyta renditet, PDK me 20.95 për qind, pasuar nga LDK 18.27 për qind dhe koalicioni AAK-Nisma 7.06 për qind. Në bazë të këtyre shifrave, Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 48 deputetë, PDK 24, LDK 20, AAK-Nisma 8, dhe komunitetet jo shumicë 20 ulëse të rezervuara. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çka deklaruan para gjykatës të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika?

"Piktura në vlerë 4 milionë euro", Pasuria e Përparim Ramës: Prona milionëshe në Kosovë dhe Londër, aksione, objekte me qera...

Një person i plagosur me armë zjarri në Prishtinë - policia jep detaje

Osmani deklaron pasurinë në AKK: Pronë gjysmë milion euro në Australi, banesë, shtëpi e parcelë

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Pasuria e Kurtit, jeton me qira në Prishtinë - banesa në Norvegji në emër të bashkëshortes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

Provokim apo rastësi? Pas Gjestit, edhe Jozi publikon video duke u shëtitur në 'Lamborghini'