Në Gjykatën të Mitrovicës pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar, ka përfunduar në tërësi gjykimi në rastin e të akuzuarit për narkotikë.
I akuzuari B.K.,të martën është dënuar me 2 vjet dënim me kusht, nëse për periudhën kohore prej tri vite nuk kryhen asnjë vepër tjetër penale, si dhe dënim me gjobë në vlerë prej 500 euro.
Sipas aktakuzës së ngritur në vitin 2009 nga Prokuroria e atëhershme e Qarkut në Mitrovicë, B. K dhe G. H., akuzohen se nga data e pacaktuar e muajit janar të vitit 2009 deri në fund të marsit të po të njëjtit vit kur edhe ishin arrestuar, në grup të organizuar pa autorizim kanë blerë, poseduar, shpërndarë dhe shitur substanca e preparate narkotike të llojit hashash dhe marihuanë.
Bazuar në aktakuzë, vepra nga të akuzuarit ishte kryer derisa i akuzuari G.H., hashashin e kishte siguruar nga një person me emrin Denis ndërsa marihuanën e kishin përgatitur së bashku nga një bimë e marihuanës për shitje e pastaj sipas marrëveshjes me të akuzuarin B.K., kishin bërë shpërndarjen e saj duke ua shitur personave të tjerë.
Aktakuza thotë se në mars të vitit 2009, i akuzuari B.K., nga i akuzuari tjetër G.H., kishte marrë 10 paketime të marihuanës me qëllim që t’ia shesë pjesëtarëve të KFOR- it francez me çmim prej 5 euro për një paketim.
Pas bastisjes së të akuzuarit B.K., tek i njëjti ishin gjetur 10 paketime të marihuanës rreth 30.75 gramë, ndërsa në shtëpinë e të akuzuarit G.H., gjatë bastisjes ishin gjetur të fshehura 7 paketime nga hashashi në formë pluhuri rreth 33.63 gramë, të cilat edhe ishin konfiskuar.
Paraprakisht gjatë mbajtjes së seancës së shqyrtimit fillestar në këtë gjykatë është bërë veçimi i procedurës lidhur me të akuzuarin G.H.
G.H., nuk ishte i pranishëm në seancë ndërsa nga raporti i policisë ishte vërtetuar se ai gjendet në Gjermani.
Kurse mbrojtësi i të pandehurit B.K., avokati Zeqir Maxhuni i propozoi gjykatës që për hir të efikasiteti të veçohej procedura ndaj të akuzuarit G.H.
Ndërsa prokurori Ismet Ujkani lidhur me propozimin e avokatit Maxhuni, kërkoi që të refuzohej ky propozim pasi që, sipas tij, të gjitha provat tregoni se vepra ishte kryer nga të dy, dhe të pandehurit kishin vepruar së bashku, andaj i propozoi gjykatës që të zhvillohej procedurë e përbashkët.
Pas kësaj gjyqtari Beqir Halili me aktvendim aprovoi propozimi e avokatit Zeqir Maxhuni dhe veçoi procedurën në këtë çështje penale ndaj të akuzuarit G.H.
Tutje në seancë pas deklarimit lidhur me fajësinë apo pafajësinë e tij i pandehuri B.K.,u deklarua se e ndiente vetën fajtor për veprën penale më të cilën ngarkohej, kështu duke pranuar fajësinë.
Pas pranimit të fajësisë nga i pandehuri, gjykata ka shpallur vendimit lidhur me këtë të akuzuar.
Më rastin e shpallës së aktgjykimit nga ana e gjyqtarit të rastit Beqir Halili, B.K., u dënua me dy vite dënim me burg me kusht që në kohëzgjatje prej tri vite të mos kryej asnjë vepër tjetër penale.
B.K., është dënuar edhe me gjobë në vlerë prej 500 euro, të njëjti i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDenisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë