LAJMI I FUNDIT:

Dënohen kërcënimet ndaj gazetarëve të Tv Shenja në Shkup

Dënohen kërcënimet ndaj gazetarëve të Tv Shenja në Shkup

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon kërcënimet e simpatizantëve të Bashkimit Demokratik për Integrim ndaj ekipit të Televizionit Shenja, të cilët dje penguan raportimin e tyre për problemet komunale në komunën e Çairit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në reagimin e SHGM-së mes tjerash thuhet se ”u bëjmë thirrje institucioneve përkatëse t‘i identifikojnë dhunuesit dhe t’i sjellin para drejtësisë. Dhuna ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias është e papranueshme dhe paraqet sulm mbi demokracinë.

Shteti ka obligim të sigurojë sistem efikas për parandalimin dhe ndëshkimin e dhunës ndaj gazetarëve. Ky është parakusht themelor për përmirësimin e gjendjes së lirisë së fjalës.


SHGM, gjithashtu, përshëndet deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev, i cili sot i dënoi kërcënimet ndaj TV Shenja-s dhe bëri thirrje për hetimin e rastit dhe dënimin e dhunuesve”.

Edhe Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuele (ASHMAA) e dënon kërcënimin ndaj gazetarëve të Tv Shenja, e cila thotë se thelbi i profesionit gazetaresk është të sigurojë opinionin me informata për të gjitha çështjet.

Sipas tyre, gazetarët nuk guxojnë të pengohen në kryerjen e punës, respektivisht raportimit të tyre, pa marrë parasysh nëse lajmi i prek të gjitha palët, ose qytetarët, apo banorët e një bashkësie etnike lokale.

Përndryshe, Tv Shenja bëri të ditur dje se një ekip i saj është kërcënuar nga tre persona, të cilët e kanë identifikuar veten si simpatizantë të BDI-së, duke i kërcënuar gazetarët që të mos përgatitin kronikë tjetër për një problem infrastrukturor në komunën e Çairit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Drejtësi
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Caktohet seanca fillestare ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh

Caktohet seanca fillestare ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh

Drejtësi
Kalo në kategori