LAJMI I FUNDIT:

Dënohen me dy vite e tre muaj burgim tre të akuzuarit për shkaktimi të rrezikut të përgjithshëm në Gjilan

Dënohen me dy vite e tre muaj burgim tre të akuzuarit për shkaktimi të rrezikut të përgjithshëm në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj tre të akuzuarve Sh. Xh.(1), Sh. Xh.(2) dhe L. Q.

Siç bëhet e ditur nga gjykata, të akuzuarit me datë 18.11.2019, rreth orës 19:00 minuta, në lagjen “Dardani”, rruga “Muharrem Ibrahimi” afër klubit të fitnesit “Parajsa”, kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm për jetën e njerëzve.

“Të akuzuarit pasi që kishin biseduar përmes telefonit me të akuzuarin L. Q., ky i fundit me të arritur në vendin e ngjarjes, ndal veturën dhe shtënë katër herë me armë-revole të markës “TT”, në drejtim të akuzuarve Sh. Xh.(1), Sh. Xh.(2) dhe në momentin kur i njëjti po kthehej për në veturën e tij, të akuzuarit Sh. Xh.(1) dhe Sh. Xh.(2), duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm për jetën e njerëzve dhe të akuzuarit L. Q., kanë shtënë 3 – 4 herë me revole, të llojit “Zorak” dhe të markës “TT”. Në vendin e ngjarjes nuk ka pasur lëndime në njerëz”, thuhet në njoftim.


Tutje theksohet se të akuzuarit Sh. Xh.(1), Sh. Xh.(2) dhe L. Q. dyshohet se kanë kryer veprat penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, ka shqiptuar dënim unik për secilin të akuzuar, në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e (3) muaj burgim.

“Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit”, thuhet në fund, transmeton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori