LAJMI I FUNDIT:

Dënim i rëndë për Fushë Kosovën, FFK ia heqë gjashtë pikë dhe rrezikon rënien në Ligën e Dytë

Dënim i rëndë për Fushë Kosovën, FFK ia heqë gjashtë pikë dhe rrezikon rënien në Ligën e Dytë

Federata e Futbollit të Kosovës ia ka dhënë një dënim të rëndë klubit të Ligës së Parë, Fushë Kosovës.

Komisioni disiplinor i përbërë nga Dukagjin Zefi, Luan Salihu e Avni Shala e ka dënuar me -6 pikë Fushë Kosovën.

Kësisoj Fushë Kosova e ka humbur ndeshjen ndaj Drenasit me rezultat zyrtar 3-0, pasi kishte inkuadruar në lojë futbollistin Hekuran Hysen në vend të Nebih Krasniqit.


Me heqjen e nëntë pikëve, Fushë Kosova mbetet e fundit në tabelë me 28 pikë dhe i duhet fitorja në ndeshjen e fundit për t’i shpëtuar rënies direkte.

V E N D I M

KF “FUSHË KOSOVA“ nga Fushë Kosova në procedureë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave; motivi; aktivizimin e lojtarit Hekuran Hyseni me numër të ID kartelës 0003174M99 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 2 në vend të lojtarit Nebih Krasniqi me numër të ID kartelës 003173M99 dhe me këtë ka bërë shkelje të rëndë të nenit 76 paragrafi 1 pika 7 të Rregullores së garave ku është aktivizuar lojtari i cili nuk ka qenë në protokollin zyrtar të ndeshjes së javës së XXIX-të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENASI – FUSHË KOSOVA e zhvilluar me datë 15.05.2019 në Drenas dhe me këtë komisioni konstaton së ky veprim ishte i qëllimshëm nga ana e klubit të futbollit Fushë Kosova. Bazuar në Rregulloren disiplinore kapitulli II/15 (për mashtrim dhe sjellje në lajthim) neni 63 paragrafi 1 pika 1 dhe 6; klubi i futbollit “FUSHË KOSOVA“ nga Fushë Kosova; DENOHET; me pikë negative; me marrjen e; 6 (gjashtë) pikëve nga numri i përgjithshëm i pikëve të fituara deri më tani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ndërkombëtare
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

La Liga
Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

La Liga
Gjiganti evropian po mendon transferimin e Heung-min Son nga Tottenham

Gjiganti evropian po mendon transferimin e Heung-min Son nga Tottenham

Premier League
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Kalo në kategori