Cazorla tani 32-vjeç nuk ka luajtur për Arsenalin që nga tetori i vitit  2016, por ai ka pasur një problem më të madh se lëndimi i këmbës. 

‘Thembra e Akilit’ i ka shfaqur problem ish lojtari të Villarrealit, pasi ai është dashur ta operoj dy herë.


Por operimi i fundit i ka sjell një problem të madh, pasi i është infektuar.

Mesfushori u desh të operohet tetë herë në thembër, ndërsa është dashur të merret lëkura nga dora, për ta mbuluar pjesën e lëndimit në këmbë.

45FA069C00000578 5045013 image a 27 1509716222479 Lëkura që iu mor nga dora

Cazorla ka folur për eksperiencën e keqe në një intervistë për gazetën spanjolle Marca .

"Doktori më tha se nëse unë do të isha në gjendja të ecja me fëmijët e mi në kopsht duhet të isha mirënjohës”.

45FA257D00000578 5045013 image a 28 1509716236171 Gjendja e këmbës aktualisht

"Problemi ishte se nuk u shëruan plagët dhe u rihapen, pastaj u infektuan”.

GettyImages 498164848 Cazorla nuk ka mundur të luajë shkaku i dëmtimeve (Getty Images)

Cazorla punoi me mjekun spanjoll Mikel Sanchez gjatë gjithë këtij makthit të tij. Mjeku specialist nuk kishte pasur asnjëherë në jetë një rast të tillë në karrierë.

"Ai pa që kisha një infeksion të madh, se kisha dëmtuar një pjesë të kockave dhe kisha dëmtuar thembrën e Akilit".

GettyImages 610938128 Santi Cazorla kërkon rikthimin në janar (Getty Images)

Tani mbetet për t'u parë nëse Cazorla do të jetë ndonjëherë në gjendje të kthehet të luajë futboll, edhe pse ai beson në një rikthim në janar. /Telegrafi/

telegrafi sport app