Demolli-Nimani: DnV do t’i monitorojë të gjitha qendrat e votimeve më 6 tetor, përfshirë edhe veriun

Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë Ekzekutive e organizatës FOL, e cila funksionon në kuadër të “Demokracia në Veprim”,
në një intervistë dhënë për Telegrafin ka folur rreth përgatitjeve që po bëhen për monitorimin e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.
Demolli tregon se sa qendra të vendvotimit do të monitorohen, numrin e vëzhguesve, si dhe ndarjen e zonave në ditën e zgjedhjeve.
“Lëvizja FOL është pjesë e organizatave jo qeveritare Demokracia në Veprim, ku këtë koalicion e përbejnë një numër i madh i organizatave jo qeveritare, të cilat më shumë së 10 vite organizojnë monitorimin e zgjedhjeve, qofshin ato lokale apo të nivelit qendror. Tri palë zgjedhjet nacionale kanë qenë të jashtëzakonshme prandaj mund të them se Demokracia në Veprim është e përgatitur t’i monitorojë zgjedhjet, qofshin ato të rregullta apo të jashtëzakonshme sikur në këtë rast”, ka thënë ajo për Telegrafin.
Ajo ka theksuar se DnV duke pasur një përvojë të madhe të monitorimit të zgjedhjeve e ka të zgjidhur edhe ndarjen e zonave.
“Të gjitha organizatat në gjithë territorin e Kosovës janë të strukturuara në atë mënyrë që të mbulohet tërë territori, secili vendvotim ku do të mbahen zgjedhjet, gjithçka është rregulluar tash e disa vite, kështu që ndarja e zonave përmes organizatave tjera është e ndarë shumë mirë”, pohoi ajo.

Demolli ka deklaruar se DnV ka planifikuar që t’i monitorojë të gjitha qendrat e votimit.
“Kemi një mbulushmëri 100 për qind të gjithë territorit të Kosovës, pra përfshirë edhe veriun përmes organizatave partnere”, tha ajo.
Në intervistën e dhënë për Telegrafin, drejtoresha e Lëvizjes FOL tregon edhe për daljen e qytetarëve në zgjedhje, gjendjen financiare e shumë çka tjetër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri