Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës(MFSK), Haki Demolli gjatë qëndrimit të tij zyrtar në Halifax të Kanadasë ku po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Siguri u takua me senatorin John McCain, nënsekretarin amerikan të Mbrojtjes, Brian McKeon, sekretarin e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Michael Fallon si dhe me sekretarin e Mbrojtjes së Parlamentit të Gjermanisë, Ralf Brauskiepe.
Ministri Demolli e falënderoi senatorin McCain për mbështetjen e tij gjatë dy dekadave për Kosovën, si një nga zërat më të fuqishëm dhe më të palëkundur të angazhimit amerikan në Kosovë.
Nga ana e tij, senatori konfirmoi se po planifikon të vizitojë Kosovën së shpejti dhe të shoh nga afër progresin e arritur, si dhe të konfirmojë se do të vazhdojë të jetë i përkushtuar ndaj angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vizionin euroatlantik të shteteve të Evropës Juglindore.
Gjithashtu, ministrit Demolli në Halifax, zhvilloi takim me nënsekretarin amerikan të Mbrojtjes, Brian McKeon, ku mori pjesë në takimin e organizuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, së bashku me ministrat tjerë të rajonit.
Në këtë takim, ministri Demolli bisedoi me nënsekretarin McKeon, lidhur me bashkëpunimin dypalësh në fushën e sigurisë dhe proceset nëpër të cilat është duke kaluar FSK-ja. Fokusi parësor i këtij takimi ishte bashkëpunimi shumëpalësh si dhe angazhimi i të gjitha vendeve të rajonit në integrimet euroatlantike.
Në fjalën e tij, ministri Demolli theksoi rëndësinë që rajoni ynë të mbetet i përkushtuar në vlerat e bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë, si dhe njëkohësisht të rrisin bashkëpunimin e tyre në kuadër të rrugëtimit për të qenë vende anëtare të NATO-së.
Ministri i FSK-së përshëndeti ftesën që NATO-ja i ka bërë Malit të Zi, duke shprehur mbështetjen e plotë të vendit tonë, si dhe potencoi rëndësinë që NATO-ja të mbajë politikën e derës së hapur, për të gjitha shtetet e rajonit që ndajnë vizionin për të qenë pjesë e kësaj organizate.
Po në Halifax, ministri Haki Demolli pati rastin të takoi sekretarin e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar Michael Fallon, të cilin e falënderoi për mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Republikës së Kosovës dhe FSK-së në veçanti.
Sekretari Fallon e përgëzoi ministrin Demolli për sukseset e kadetëve të FSK-së, sidomos për medaljen e artë në “Cambrian Patrol”, si dhe konfirmoi mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon FSK dhe Republika e Kosovës.
“Me këtë rast, ministri Demolli i konfirmoi homologut te tij britanik se këto suksese nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar, si dhe e ftoi sekretarin Fallon që të vizitojë Kosovën, ftesë të cilën Ai e pranoi me kënaqësi”, thuhet në njoftimi e Ministrisë.
Gjithashtu, ministri Demolli pati një takim të frytshëm me Sekretarin Parlamentar për Mbrojtje, Ralf Brauskiepe, i cili në këtë forum përfaqësonte ministren e Mbrojtjes të Gjermanisë, me të u diskutuan aspektet dypalëshe të bashkëpunimit, me ç‘rast ministri Demolli falënderoi shtetin gjerman për mbështetjen e palëkundur për Kosovën dhe FSK-në.
Brauskiepe, konfirmoi se shteti i tij, do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në tejkalimin e sfidave me të cilat po përballet, si dhe theksoi se Gjermania do të jetë përkrahë FSK-në në procesin e transformimit të saj në Forca të Armatosura.
Të gjitha takimet në margjina të Forumit të Halifax-it, ishin jashtëzakonisht të suksesshme sidomos në sigurimin e mbështetjes së vazhduar të partnerëve tanë, në rrugëtimin drejt anëtarësimit në strukturat euroatlantike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës