Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, u takua të premten në Split me ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë, Damir Krstiqeviq, me të cilin kanë biseduar për avancimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë.
Ministri Demolli ka çmuar rolin e Kroacisë si vend anëtar i NATO-s, duke thënë se roli i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura Kroate, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ngritjen, avancimin si dhe anëtarësimin e Kosovës në iniciativa dhe organizma rajonal dhe më gjerë të sigurisë.
Po ashtu, ai u shpreh se MFSK dhe FSK si dy institucione për të cilat Republika e Kosovës është duke u angazhuar që t’i avancojë në mandat dhe detyra, dhe duke qenë se për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura përveç vullnetit të brendshëm nevojitet edhe transparencë për procesin, si dhe mbështetje nga partnerët strategjik të Kosovës dhe vendeve siç është Kroacia e cila ka mbështet FSK-në, që nga ngritja e saj dhe vazhdon të jetë një prej vendeve që ofron shumë përkrahje, thuhet në komunikatë.
Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes të Kroacisë, Damir Krstiqeviq falënderoi ministrin Demolli, për vizitën si dhe shprehu gatishmërinë që marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy institucioneve dhe dyja shteteve do t’i avancojnë më tutje edhe me një përkushtim edhe më të madh edhe në të ardhmen.
Gjatë vizitë në Kroaci, ministri Demolli takoi edhe dy nënoficerët e FSK-së, të cilët gjenden për shkollim atje rreshter major i komandës Xhevdet Mataj dhe rreshter major Rexhep Bytyqi.
Ministri Demolli i shoqëruar edhe nga këshilltari i tij ushtarak, kolonel Fadil Hadergjonaj po qëndron në Kroaci, me ftesë të ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë, zotëri Damir Krstiqeviq, dhe ka marrë pjesë në panairin e 4-të të Mbrojtjes dhe Hapësirës Ajrore të Detit Adriatik (ASDA 2017), i cili u mbajt në Split.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vajc: Presioni ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor për të dhënë dorëheqje, është një shenjë shqetësuese e ndërhyrjes politike në gjyqësor

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker