Aktivistët e ‘Demokracisë serbe’ kanë zhvilluar një aksion simbolik të hënën para selisë së EULEX -it në jug të Mitrovicës.
Motoja e këtij aksioni ishte ‘Drejtësi për punëtorin e EULEX -it’.
Ata kërkuan drejtësi për njërin prej punëtorëve të EULEX -it, për të cilin thanë se është rrahur nga Policia e Kosovës më 31 tetor të këtij viti derisa ishte në vendin e punës në Prishtinë.
Në dyert e selisë së këtij Misioni vendosën afishe në gjuhën angleze ‘Drejtësi për punëtorin e EULEX-it’.
Lideri i ‘Demokracisë serbe’, Aleksandar Arsenijeviq, tha se EULEX -i duhet të ndalojë të sillet sikur partner koalicioni i Vetëvendosjes duke heshtur gjërat, dhe duhet të sqarojë publikisht çka ka ndodhur në të vërtetë me punëtorin e tyre më 31 tetor kur është rrahur nga policia në vendin e tij të punës.
Sipas tij, iniciativa të cilën e udhëheqë ai, është për bashkëjetesë me shqiptarët dhe se aksionet e tyre mbrojnë jo vetëm serbët, por edhe komunitetet tjera.
Ai theksoi se aktivitetet e iniciativës së tij nuk bien ndesh me ligjet e Kosovës dhe assesi nuk bëjnë dallime në mes të grupeve etnike, fetare apo të ngjashme.
“Kemi ardhur sot këtu që publikisht ta mbështesim punëtorin e EULEX -it, i cili është rrahur nga ana e Policisë së Kosovës… EULEX-i duhet të reagoj publikisht të paktën për punëtorin e vet, derisa nuk reagon për bashkëqytetarët tanë të cilët janë rrahur njëjtë sikur punëtori i tyre. Gjërat nuk guxojnë të lihen nën tepih, dhe si të ndihemi të sigurtë ne qytetarët kur vetë EULEX-i sulmohet nga Policia e Kosovës.
EULEX- i të ndalojë të sillet si partner i koalicionit me VV-në dhe të dalë publikisht të sqarojë para publikut çka ka ndodhur, sepse punëtori i tyre, pjesëtar i EULEX -it, vazhdon të jetë i shtrirë dhe i palëvizshëm edhe pas njëzet ditësh… Absolutisht (veprimet tona) nuk janë të kundërligjshme. Ne punojmë në kuadër të ligjeve të Kosovës.
Ne nuk bëjnë ndasi mes grupeve etnike, fetare etj, dhe ne absolutisht mbështesim bashkëjetesën. Ne jemi ata të cilët duam të jetojmë së bashku, dhe konsideroj se aksionet tona mbrojnë jo vetëm serbët, por mbrojnë edhe pjesët tjera të shoqërisë”, ka thënë për KosovaPress Arsenijeviq. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Imami Labinot Maliqi organizon iftar për policët e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët