LAJMI I FUNDIT:

Demokracia Plus: Përmbushen 37% e zotimeve zgjedhore të kryetarëve të nëntë komunave

Demokracia Plus: Përmbushen 37% e zotimeve zgjedhore të kryetarëve të nëntë komunave

Gjatë zgjedhjeve për kryetar të komunës 2021, D+ dhe partnerët e saj kanë identifikuar 201 kërkesa të qytetarëve në nëntë komuna të Kosovës.

Kryetarët aktual të këtyre komunave janë zotuar se do të përmbushin këto kërkesa gjatë mandatit të tyre katërvjeçar. Tani, kur jemi në vitin e fundit të mandatit, rezultatet e monitorimit tregojnë se në vitin e fundit të mandatit, janë përmbushur 74 zotime (37%), 95 të tjera janë në proces të zbatimit (47%) që përbën gati gjysmën e tyre, si dhe për 32 të tjera (16%) nuk ka fare progres.

Zotimin për përmbushjen e kërkesave të qytetarëve të bëra gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve për kryetar të komunës 2021, e kanë dhënë nëntë kryetarë të komunave: Shaqir Totaj në Prizren.


Ilir Ferati në Istog, Ljiljana Subariq në Graçanicë, Kadri Rahimaj në Kamenicë, Imri Ahmeti në Lipjan, Gazmend Muhaxheri në Pejë, Bedri Hamza në Mitrovicë të Jugut, Xhafer Gashi në Obiliq, dhe Fadil Nura në Skënderaj.

Në përgjithësi nga këta kryetarë të komunave janë bërë 201 zotime zgjedhore ndaj qytetarëve, të cilat duhet të përmbushen përgjatë mandatit të tyre katër vjeçar (2021-2025).

Në vitin e fundit të mandatit, janë përmbushur 74 zotime (37%), 95 të tjera janë në proces të zbatimit (47%) që përbën gati gjysmën e tyre, si dhe për 32 të tjera (16%) nuk ka fare progres.

Raportin e plotë mund ta gjeni duke klikuar këtu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori