Ka kohë që Martin Demichelis është lojtar i lirë dhe me afrimin e sezonit të ri, ka ardhur koha që ai të merr një vendim.Sport.es raporton se argjentinasi ndodhet në qytetin e Barcelonës për të kompletuar marrëveshjen me një klub katalunas.


Por, për fat të keq të tij nuk është Barcelona, por Espanyoli.

Demichelis shkëputi kontratën me Manchester Cityn me ardhjen e Pep Guardiolas dhe tani është pranë rikthimit në La Liga.

Në të kaluarën ishte pjesë e Malagas dhe Atletico Madridit. /Telegrafi/

telegrafi sport app