Nuk janë të rëndomta ditët e pandemisë e të zhvillimeve të fundit politike; nuk janë lehtë të përballueshme ato, qoftë për individin apo për kombin. Ka hidhërime dhe vuajtje e, më e rënda nga të gjithat, ka një urrejtje të papërmbajtur. Thjesht, janë ditë që s’futen lehtë nën fre.
Kam kuptuar se tejkalimi i këtyre momenteve, përmes të shkruarit, e zbut dëshpërimin tim; se më jep një grimcë prehjeje dhe qetësie shpirtërore. Por, kur shkruajmë për një problem të veçantë, ndodhë të mendojmë se teksa po e adresojmë një problem, mendimet e teoritë tona janë të padiskutueshme dhe se duhet të pranohen si të mirëqena. Por, përvoja na mëson se ky konstatim është tendencioz, për të mos thënë gënjeshtër.
Pavarësisht progresit, ne nuk posedojmë dije të sakta. E gjithë dija jonë është hipotetike. Ndërkaq, aktualiteti ku jemi zhytur dëshmon se sa pak ne dimë.
Paditurinë tonë e konfirmon thënia sokratike: “Njeriu është një qenie thelbësisht e kufizuar”. Veç nëse bëhemi të vetëdijshëm për këtë, i rrisim shanset tona për t’u bërë më të mençur apo më të urtë.
Posedimi i një diplome shkencore, shkrimi i librave, nuk e përcakton mençurinë apo urtësinë tonë. Me pak fjalë: mençuria dhe dituria nuk janë e njëjta gjë. Kjo sepse ne mund të kemi njohuri shkencore edhe në mënyrë dogmatike, siç kanë bërë dhe vazhdojnë ta bëjnë akoma shumë njerëz. Arsimimi mund të na bëjë më të mësuar, por jo edhe të mençur.
Kuptimi sokratik i urtësisë është një tjetër gjë. Sipas tij, mençuria përmban disa atribute e cilësi që shumë njerëz të mësuar nuk i kanë. E para ka të bëjë me vetëdijen tonë që – pavarësisht nga shkalla shkencore ose nga njohuritë që posedojmë – ne nuk dimë gjithçka, kështu që jemi qenie të kufizuara. Së dyti, duke qenë intelektualisht modest, njeriu i mençur pranon se është gabim; madje e di se ai gabon më shpesh sesa ata që nuk thirren në dije ose në shkencë. E treta dhe mbase kryesorja, njeriu i mençur është vetëkritik. Duke pranuar se jemi të gabueshëm, mund të çlirohemi nga iluzioni që dimë gjithçka, se kemi gjithmonë të drejtë. Mbi të gjitha, njohuritë, dija jonë, mund të na ndihmojnë të shohim më mirë, por për shumë gjëra nuk na ofron zgjidhje përfundimtare.
A kanë shqiptarët njerëz të arsimuar, të ditur?
Kemi mjaft, madje edhe në bollëk. Për shembull, njerëzit me njohuri dhe të arsimuar janë njohës të Kushtetutës së Kosovës. Presidentët dhe ish-kryetarët e gjykatave konsiderohen njohësit dhe detajistët më të mirë të çështjeve kushtetuese të Kosovës. Megjithatë, interpretimet që i bëhen kësaj materie, jo rrallëherë kanë shkaktuar kaos në tregun e brishtë politik të vendit. Këta ‘studiues’ kanë vërtetuar sesa pak të mençur janë, e sa pak integritet kanë; kanë vërtetuar se njohuritë dhe dija e tyre është e manipuluar, e kapur, jo e lirë, e ‘arrestuar’. Për shkak të inateve të vjetra me padronët e mëparshëm, interpretimi i tyre është plot helm dhe ka vetëm një qëllim: si të derdhet më shumë benzinë në zjarrit politik të vendit. Nuk ka gjasa që shqetësimi kryesor i tyre të jetë ruajtja e shëndetit kushtetues të Kosovës. Ata e dinë saktësisht se, meqenëse nuk kanë integritet, në kushte rrëmuje dhe kaosi, funksionimi i tyre – në skenën mediale dhe më gjerë – është më i lehtë.
Mungesa e mençurisë manifestohet edhe te një grup i madh kolumnistësh politikë, udhëheqës apo pronarë të mediave. Nuk duhet të jeshë shumë i ditur për të kuptuar se instalimi i propagandës mediatike, kundër grupeve të caktuar politike, është në thelb i motivuar nga inatet e vjetra që embrionin e kanë në të kaluarën e përbashkët. Media e tyre dhe vetë ata prodhojnë indoktrinim dhe polarizëm të frikshëm. Ndaj, uroj që ky mobilizim i ‘tifozërisë politike’ të mos kalojë kufijtë politikë.
Nëse cilësia e shtetësisë së Kosovës vazhdon të bjerë ose, Zot na ruaj, nëse nesër vihet në dyshim ekzistenca jonë juridike si shtet, përveç këtyre politikanëve të paskrupull, mëkati do të bjerë edhe mbi këtë ushtri të njerëzve të ditur, por jo të mençur.
Si asnjëherë më parë, Kosova e njerëzit e saj sërish kanë nevojë për mençurinë dhe urtësinë intelektuale të profesorëve Anton Çetta dhe Fehmi Agani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët