LAJMI I FUNDIT:

Demi Lovato thyen heshtjen, flet për herë të parë pas fejesës së ish-të dashurit Wilmer Valderrama

Demi Lovato thyen heshtjen, flet për herë të parë pas fejesës së ish-të dashurit Wilmer Valderrama
Wilmer Valderrama dhe Demi Lovato (Foto: Getty Images/Guliver)

Demi Lovato ka thyer heshtjen tre muaj pasi ish-i dashuri i saj, Wilmer Valderrama, njoftoi se ka vendosur të martohet me modelen Amanda Pacheco.

Ylli, 27-vjeç, ndau urimet e saj pas lajmeve dhe zbuloi gjatë një interviste për Harper’s Bazaar se ishte e lumtur për çiftin.

Këngëtarja u takua me aktorin, 40-vjeç, për gjashtë vjet pasi e takoi atë kur ajo ishte 18-vjeçe dhe ai ishte 29-vjeç, ndërsa u ndanë në 2016.


Demi Lovato (Foto: Getty Images/Guliver)

Gjatë një bisede me revistën, ajo tha, “Unë jam me të vërtetë e lumtur për të dhe nuk i uroj asgjë përveç më të mirën, por ne nuk jemi më në jetën e njëri-tjetrit, nuk kemi folur për një kohë të gjatë”.

Ajo vazhdoi duke pranuar se ndarja e tyre ishte për të mirë, sepse ajo ishte në gjendje të ‘mbijetonte’ në këtë botë pa mbështetjen e një personi tjetër.

“Por unë mendoj se më duhej sepse duhej të mësoja të isha vetë. Kur jeni në një marrëdhënie me dikë në moshë të re dhe më pas kaloni gjashtë vjet, me të vërtetë nuk keni kohë për veten e juaj”, vazhdoi Demi.

Wilmer Valderrama dhe Demi Lovato (Foto: Getty Images/Guliver)

Wilmer e njoftoi fejesën e tij me të dashurën Amanda pasi i propozoi në ditën e Vitit të Ri.

Ndërkohë, Demi aktualisht është duke u takuar me Max Ehrich pas disa komenteve flirtuese që patën së bashku në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Kalo në kategori