LAJMI I FUNDIT:

Demhasaj: Vjosa Osmani vështirë se mund të qeverisë me parimet e saja

Demhasaj: Vjosa Osmani vështirë se mund të qeverisë me parimet e saja

Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”, ka thënë se kandidatura e Vjosa Osmanit është taktike për të dëmtuar subjektet rivale politike.

Demhasaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se kandidimi i Vjosa Osmanit nga LDK do ta dëmtojë Vetëvendosjen dhe PDK-në.

Ai ka thënë se LDK në radhë të parë garën kryesore e ka me Albin Kurtin për shkak se ky i fundit ka mbështetje të lartë popullore.


“Osmani e dëmton edhe PDK-në në garë pasi zoti Veseli vjen nga Mitrovica, ndërkohë që edhe Osmani vjen nga i njëjti qytet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Drejtori i organizatës “Çohu” thotë se megjithatë kandidatura e Vjosa Osmanit mund të mos marrë edhe mbështetjen e plotë të elektoratit të LDK-së që janë mbështetës të mëdhenj të Lutfi Hazirit apo Agim Veliut.

Muja: Kandidatura e Vjosa Osmanit pengon rrjedhjen e votuesve të LDK-së në Vetëvendosje
Lexo po ashtu Muja: Kandidatura e Vjosa Osmanit pengon rrjedhjen e votuesve të LDK-së në Vetëvendosje

Demhasaj ka thënë se edhe nëse Vjosa Osmani del e para në zgjedhje vështirë se do të qeverisë me parimet e saja.

“Është e vështirë me udhëheqë qeverinë siç do ajo, pasi ka lider të partisë dikë tjetër. Në masë të madhe ajo do ta udhëheqë qeverisë siç thotë lideri i Partisë. Ky ndoshta mund të ketë qenë një kompromis brenda LDK-së”, tha ndër të tjera Arton Demhasaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Drejtësi
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Lajme
Kalo në kategori