LAJMI I FUNDIT:

Demhasaj: Edhe nëse AAK rritet, nuk besoj se Haradinajt i vjen shansi të bëhet përsëri kryeministër (Video)

Demhasaj: Edhe nëse AAK rritet, nuk besoj se Haradinajt i vjen shansi të bëhet përsëri kryeministër (Video)

Analisti Arton Demhasaj ka thënë se pavarësisht se në sondazhe AAK mund të ketë rritje, Ramush Haradinajt nuk i konvenojnë zgjedhjet e reja.

Demhasaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se AAK ka mësuar nga pësimet e LDK-së dhe AKR në raport me koalicionet që kishin me PDK-në.

“Nga e kaluara kemi parë se kushdo që ka hyrë në koalicion me PDK-në, në elektorat ka dalë e humbur. LDK ka humbur dy herë ndërsa edhe AKR ka humbur nga koalicioni me PDK-në. AAK si duket ka mësuar nga pasojat e këtyre subjekteve politike”.


Analisti ka thënë se taksa e ka dhënë efektin në popull në raport me popullaritetin e Ramush Haradinajt.

“Përkrahja direkte për Kryeministrin po tregon se ky është ai që e ka vendos taksën dhe ky është ai që po e mban atë. Është hera e parë që një parti politike, së paku në dukje, po e kthen situatën e disfavorshme në favor të saj”.

Demhasaj ka thënë se Haradinaj nuk do ta ketë më mundësinë të bëhet kryeministër edhe nëse subjekti i tij politik mund të ketë ngritje si asnjëherë më parë.

“Unë nuk mendoj se kryeministrit Haradinaj i konvenon të shkojë në zgjedhje në këtë situatë edhe nëse taksa mbetet. Ndoshta partia mund të ketë rritje që nuk e ka pasur asnjëherë më parë në zgjedhje, por nuk mendoj se Haradinaj mund ta ketë mundësinë më të bëhet kryeministër”.

Sipas drejtorit të organizatës “Çohu”, edhe nëse AAK ka hise shumë më të madhe në qeverinë e ardhshme, pa postin e kryeministrit, pushteti ekzekutiv është shumë më i ulët.

“Nëse e humb pozitën e kryeministrit që e ke tash në qeveri, edhe nëse partia rritet, edhe nëse partia mund të ketë hise më të madhe në qeverinë e ardhshme, në momentin kur nuk e ke udhëheqjen e qeverisë, padyshim që ke shumë më pak pushtet ekzekutiv. Prandaj Haradinajt nuk i konvenon shkuarja në zgjedhje ashtu siç nuk i konvenon as PDK-së, pasi ka rënie në sondazhe”, tha ndër të tjera Aton Demhasaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori