Dembele shkruan emrin e tij tek të mëdhenjtë – Këto janë 10 transferimet më shtrenjta në histori, Neymar mbetet i pari (Foto)

Çmimet e lojtarëve janë tashmë në klubin e tyre. Ousmane Dembele është transferimi i fundit që është blerë mbi 100 milionë euro.
Një talent me të ardhme të madhe, por çmimi i paguar për të prej 105 milionë euro dhe me bonuse vlera e tij mund të shkojë në 147, konsiderohet shumë i madh nga njohësit e futbollit.
Barcelona kërkonte përforcime pas largimit nga klubit të Neymar që iku te PSG për 220 milionë euro.
Dembele pas Neymar është blerja e dytë më e shtrenjtë në histori.
Pas tyre renditet Paul Pogba, ndërsa vendin e katërt e mban Garthe Bale, apo lojtari i par që u shit mbi 100 milionë euro.
Pozitën e pestë e mban Ronaldo, ndërsa të gjashtë Higuain, shkruan Telegrafi.
Neymar është i vetmi që gjendet dy herë në listën e 10 transferimeve më të shtrenjta në histori, pasi kur kishte kaluar nga Santos te Barcelona kishte kushtuar 88 milionë euro.
Top 10-shin e mbyllin Romelu Lukaku, Luis Suarez dhe James Rodriguez. /Telegrafi/
10- James Rodriguez (Monaco - Real Madrid) 80 milionë euro






























































