Qeveria e Kosovës vështirë se do ta riprocedojë këtë javë në Kuvend Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, duke marrë parasysh mossigurimin e votave të nevojshme të deputetëve. Edhe zyrtarë të lartë të Kuvendit të Kosovës kanë thënë se ende nuk kanë marrë një konfirmim të qartë nga kryeministri Mustafa nëse do ta procedojë këtë javë Demarkacionin.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë për “Zërin” se ende nuk kanë marrë mesazh nga kryeministri për riprocedim të Marrëveshjes së Demarkacionit si pikë emergjente në seancën e së mërkurës.
“Asgjë nuk kam në tavolinë. Ende s’e kemi marrë ndonjë konfirmimin se kjo marrëveshje mund të jetë në diskutim në seancën e së mërkurës”, ka thënë Haliti.
Numri dy i Kuvendit ka pranuar se legjislativi do ta fusë në rend dite pikën për Demarkacionin nëse një gjë e tillë kërkohet nga shefi i Qeverisë. “Z. Mustafa e ka të drejtën të kërkojë nga Parlamenti që Marrëveshjen e Demarkacionit ta fusë në rend dite si pikë të jashtëzakonshme. Parlamenti brenda 24 orëve e diskuton çështjen. Nëse kërkon kryeministri që kjo pikë të hyjë si pikë emergjente, ajo do të hyjë”, ka potencuar Haliti.
Megjithatë, nënkryetari i Kuvendit shprehet skeptik se kjo Marrëveshje do të kalojë në Kuvend. “Unë nuk kam bërë kalkulime për këtë Marrëveshje, por jam skeptik që kjo mund të kalojë”, ka thënë ai. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë