Analisti politik, Halil Matoshi, nuk pret përmbysje të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi pas tryezës që do të mbahet nesër, ku do të diskutojnë për herë të parë në mënyrë institucionale përfaqësuesit e pozitës dhe opozitës, por beson se do të ketë korrigjime.
Këto komente Matoshi i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se në këso çështje të interesit nacional do të duhej një konsensus i përgjithshëm politik dhe shoqëror.
Matoshi po ashtu ka shprehur besimin se pas vizitës së numrit dy të SHBA-ve, Joe Biden, këtë muaj në Kosovë do të qetësohen “gjakrat” mes dy palëve për çështjen e demarkacionit.
“Gjëja e parë që më vjen ndërmend është fakti se kjo tryezë është shumë e vonuar dhe nuk e kuptoj pushtetin që deri më sot nuk ka organizuar diçka të tillë. Megjithatë, më mirë vonë se kurrë. Për këtë arsye mendoj se kjo tryezë do të hedhë dritë mbi tërë këtë çështje, së paku do të jetë një fakt plus për qytetarët e Kosovës mbi atë se çfarë ka ndodhur. Parimisht do të duhet t’i besohet një komisioni të shtetit siç ka qenë. Mirëpo, me vetë faktin se Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë argumente, nuk ka ditur të mbrojë në publik asnjëherë versionin e vet dhe nuk i ka bërë publike të gjitha materialet, të lë që të dyshosh. Në këtë situatë unë besoj se së paku do të zbardhet thelbi i çështjes se procesi ka qenë i gabuar. Nuk janë përdorur të gjitha proceset që janë përdorur në të gjithë botën për demarkacionin e kufirit. Nuk është bërë delimitimi, pastaj demarkimi dhe nuk janë marrë ekspertët më kredibil me këtë çështje. Në këso çështje të interesit nacional do të duhej një konsensus i përgjithshëm politik dhe shoqëror. Megjithatë, nuk pres se do të përmbyset i tërë procesi, por korrigjime besoj se do të ketë”, ka thënë Matoshi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës