LAJMI I FUNDIT:

Dema: Qeveria Haradinaj do të hapë 25-30 mijë vende pune gjatë mandatit

Dema: Qeveria Haradinaj do të hapë 25-30 mijë vende pune gjatë mandatit

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Fisnik Dema, ka shpalosur programin e tij për t’u bërë deputetë.

Dema, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se në garë është futur për të përfaqësuar rininë.

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD ka premtuar se Qeveria Haradinaj do hap 25 -30 mijë vende të reja pune për rininë.


Ai ka thënë se kjo shifër do të jetë e mundshme deri në fund të mandatit, ndërsa ka thënë se nuk veprojnë si subjektet tjera që premtojnë 200 mijë e 300 mijë vende pune.

Dema ka thënë se kontributi i tij do të jetë edhe në fushën e arsimit.

Ai thotë se në vendin nga vjen, Peja, ka nevojë për Fakultetin e Biznesit pasi edhe ky qytet është I shquar në këtë drejtim, por sipas tij duhet bërë de politizimi.

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD thotë se Autostrada e Dukagjinit duhet të bëhet pasi sipas tij kjo zonë është anashkaluar “pse kryeministri nuk ka qenë në të kaluarën nga rajoni i Dukagjinit”.

Dema ka thënë se Kosova ka nevojë për një reformim të sektorit të Shërbimit Civil pasi sipas tij ka shumë punëtorë që nuk e dinë pse gjenden në zyrat e Shërbimit Civil.

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD thotë se koalicion do të bëjnë vetëm me ato subjekte politike që nuk i përkulen Serbisë në dialog./Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Kalo në kategori